HISTORIA/ Për dashurinë e refuzuar i riu përfundon nga burgu në psikiatri

HISTORIA/ Për dashurinë e refuzuar i riu përfundon nga burgu në psikiatri

160
0
Shares

Një i ri përfundon nga burgu në psikiatri, pasi përndiqte prej vitesh një vajzë.
Ky është rasti i një 36-vjeçari, fiksimi i të cilit për një vajzë, i ka kushtuar herën e parë burgun dhe herën e dytë shtrimin me detyrim në spitalin psikiatrik.
Por ajo që është më shqetësuese në këtë rast është fakti se si mundet që një person, brenda një viti, një herë të rezultojë i përgjegjshëm para ligjit dhe një here jo.
Ekspertët thonë se nëse një person që ka çrregullime mendore, i ka simptomat, të cilat nuk zhduken dhe shfaqen serish. Por sipas tyre ekziston edhe një mundësi, ndonëse e vogël, që për shkak të ditëve të kaluara në burg personi mund të pësojë çrregullime që mund ta kategorizojnë si të papërgjegjshëm, por që mjekët mund të specifikojnë se nga ka ardhur ky çrregullim.
Natyrisht që një analizë e tillë në rastin konkret të 36-vjeçarit nuk është bërë dhe drejtësia nuk është e sigurt nëse herën e parë ka dënuar me burgim një person të papërgjegjshëm para ligjit, apo në rastin e dytë ka mbyllur në spitalin psikiatrik, një person të përgjegjshëm para ligjit për t’i shpëtuar dënimit penal.
Dhe ky nuk është rasti i vetëm, pasi ka me dhjetëra raste kur persona me probleme mendore, janë dënuar me burgim, ashtu sikurse ka edhe shumë raste kur nga gjykimi kanë rezultuar se personat kanë qenë me probleme të theksuara mendore, por që lihen të lirë në rrugë nga institucionet përgjegjëse, duke kryer vepra nga më të rëndat ndaj jetës së njeriut dhe pronës. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY