Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Durrës.
Sipas informacioneve zyrtare, Ilir Haku 44 vjeç, ditën e djeshme, rreth orës 14:15, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë në këmbë shtetasin A.Ll. 46 vjeç.
Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që autori është prangosur.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenin 88/1 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/