Edi Rama “nuk e njeh” LSI-në për opozitë: Konsensusi është ndryshe…

Edi Rama “nuk e njeh” LSI-në për opozitë: Konsensusi është ndryshe…

209
0
Shares

Kryeministri Rama ka folur sot në një intervistë për RTSH1 me Lutfi Dervishin sa i përket hapësirave që qeveria do t’i lërë opozitës.
Rama ka përjashtuar në një farë mënyrë që pjesë e marrëveshjes me PD-në, pra me opozitën të jetë edhe LSI.
Ai ka thënë se marrëveshja ndryshon nga konsensusi.

Pjesë nga intervista

Cili është mekanizmi që do të përfshijë opozitën? Do të kërkoni konsensusi dy palësh apo tre palësh, duke përfshirë dhe LSI-në?
Gjithmonë nëse flasim për konsensus ky nënkupton të gjithë spektrin. Nëse flasim për marrëveshje mes palësh këtu mund të jemi me spektër të kufizuar. Por ky është një diskutim i parakohshëm, pasi do të duhet të shohim se si do të pozicionohen opozitat në raport me këto çështje të mëdha.

Nëse nuk arrini konsensus, do të kërkoni 84 vota për të miratuar ligje kushtetuese?
Ligjet kushtetuese kërkojnë 93…

Ligje me shumicë të cilësuar…
Gjithmonë do të kërkojmë vota në parlament, edhe për ligje që nuk kanë nevojë për 84 vota. Në kuptimin që gjithmonë do të kërkojmë të gjejmë vesh për të na dëgjuar dhe të gjejmë mirëkuptim apo dakordësi për ligje që kanë rëndësi, qofshin dhe jo me 84 vota.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY