ÇUDIA/ Pogradec, 31-vjeçari në arrest shtëpie: S’ ka kush të më blejë...

ÇUDIA/ Pogradec, 31-vjeçari në arrest shtëpie: S’ ka kush të më blejë bukë

99
0
Shares

Çuditë nuk kanë të sosur!
Një 31-vjeçar nga Pogradeci është lënë në arrest shtëpie nga gjykata. Deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por problemi i vetëm është se ai jeton i vetëm në shtëpi dhe nuk ka kush t’i blejë as bukë, as ujë.
Në një ankesë të mbërritur në Fiks Fare, djali me iniciale N. M., dëshmitar në një ngjarje është marrë i pandehur dhe është lënë me masën “arrest shtëpie” thotë se jeton i vetëm dhe nuk ka kush ta ndihmojë edhe për gjërat më elementare si blerja e bukës , ushqimeve apo edhe derdhja e plehrave.
“Jam i bllokuar që prej prillit në banese dhe nuk mund të blej as ushqimet dhe asgjë. Në derë nuk kam polic të më shoqërojë dhe nuk më kanë vënë as çip në këmbë, njëherë që dola për të blerë bukë më arrestuan policët dhe më mbajtën 12 orë në komisariat”, shprehet ai për Fiks Fare.
Madje në fjalën e tij 31-vjeçari pohon se dhe plehrat nuk mund t’i hedhë dot, por i mban në ballkon se ka frikë mos përsëritet sërish shoqërimi në komisariat për thyerjen e masës së sigurisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY