Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Basha mbledh grupin e ri parlamentar: Kjo është një kohë kritike, ja tre sfidat e PD-së

08/09/2017
Lulzim  Basha: Ja 9 shpalljet e opozitës për rrëzimin e qeverisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin e ri parlamentar, ndërsa nesër pritet të mblidhet Legjislatura e re e Kuvendit të republikës së Shqipërisë.
Në fillim të mbledhjes Basha kishte një mesazh të shkurtër, sipas të cilit, PD është opozitë dhe do të bëjë opozitë deri sa shqiptarët ta votëbesojnë për të qeverisur.
Sipas Bashës, kjo është një kohë kritike për Shqipërinë ku do të përcaktohet se Shqipëria do ti kthehet integrimit evropian apo do të vazhdojë të zhytet në inkriminimin e vendit.
Më tej, Basha përmendi tre sfidat e PD: moslejimin e vendit drejt autokracisë dhe kriminalitetit; reformimin e politikës shqiptare; dhe ngjallja e shpresës te shqiptarët për përmirësimin e gjërave.
Në fund Basha ju uroi mirëseardhjen “në botën e ashër të politikës shqiptare”, deputetëve të rinj.

Mesazhi i plotë i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar

Të nderuar anëtarë të Grupit Parlamentar.
Dua ta filloj me një mesazh të drejtpërdrejtë. Qëndrimi ynë është i qartë. Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën derisa shqiptarë të na besojnë me votë drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të Partisë Demokratike në qeverisje, në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Opozita ka një rol jashtëzakonisht të madh në çdo shoqëri demokratike. Dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë sot një domosdoshmëri e madhe për Shqipërinë. Qëllimi i vetëm i yni është ta përmbushim me përkushtim dhe me dinjitet këtë mision në interes të njerëzve dhe në interes të vendit tonë.
Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë ku do të përcaktohet nëse Shqipëria do t’i rikthehet integrimit europian, demokracisë dhe shtetit ligjor apo do të zhytet plotësisht në sundimin e krimit të organizuar në bashkëpunim me elitën e korruptuar politike të vendit.
Ne kemi 3 sfida të rëndësishme. Na takon ne, Partisë Demokratike dhe deputetëve të saj që të bëhemi pengesë që vendi të mos rrëshqasë në kaosin e autokracisë dhe kriminalitetit. Droga, krimi, korrupsioni po e vdesin dalëngadalë çdo mundësi për zhvillim në Shqipëri dhe po izolojnë vendin. Na takon ne ta ndryshojmë politikën dhe t’u ofrojmë shqiptarëve alternativën e lirisë dhe demokracisë, dhe do të reformojmë e modernizojmë Partinë Demokratike, e cila do t’i paraprijë reformimit të të gjithë sistemit politik në vend duke filluar nga sistemi zgjedhor. Na takon ne që të jemi jo vetëm alternativë politike por edhe alternative morale. Ne do të jemi shembulli i ndershmërisë, i thjeshtësisë, i përgjegjshmërisë dhe i ndjeshmërisë ndaj njerëzve.
Ne do të propozojmë zgjidhjet tona politike dhe ligjore në interes të publikut. Do të informojmë dhe sqarojmë njerëzit mbi problemet reale të vendit. Ne do të denoncojmë dhe protestojmë kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit, ne do të luftojmë kundër drogës dhe krimit. Mbi të gjitha ne do të jemi alternativa e njerëzve. Gjithmonë pranë njerëzve dhe gjithmonë me njerëzit. Shqiptarët e thjeshtë sot janë më të braktisur se kurrë nga politika dhe elita e korruptuar e vendit. Ne duhet t’i kthejmë ata jo vetëm në qendër të politikës por edhe të ngjallim shpresën dhe besimin e tyre tek politika si një instrument ndryshimi për të mirë.
Sistemi ynë politik nuk i jep opozitës asnjë pushtet real ndërkohë qeveria kontrollon të gjitha instrumentet. Madje kontrollon edhe pushtet jo politike që janë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë siç janë mediat dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile.
Deputetëve të rinj dua t’u uroj një fillim të mbarë misionit politik në shërbim të njerëzve. Mirë se vini në botën e ashpër të politikës shqiptare. Do t’ju fyejnë, do t’ju sulmojnë, do t’ju vënë në dyshim por ju duhet të ruani dinjitetin dhe durimin dhe të mos ndalni së shërbyeri njerëzve dhe së luftuari për të drejtat e tyre. Puna juaj do t’u shpërblehet me mirënjohjen e njerëzve. Të gjithëve, ju jeni njerëzit që keni marrë besimin për përfaqësimin me të lartë që mund të marrë një politikan në radhët e Partisë Demokratike. Jeni njerëzit me përgjegjësinë më të madhe në Partinë Demokratike. Uroj ta përmbushni me nder detyrën tuaj. DRONI.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1628492933868548/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.