Vijon eksodi i mjekëve nga Shqipëria, pritet largimi i 140 të tjerëve

Vijon eksodi i mjekëve nga Shqipëria, pritet largimi i 140 të tjerëve

123
0
Shares

Një fushatë rekrutimi për 49 infermierë dhe 1 mjek infeksionist është njoftuar, nga Qendra Spitalore dhe Universitare “Nënë Tereza”, duke nxjerrë në pah nevojat e shërbimit shëndetësor për të mbushur vendet e mbetura vakante.
Emigrimi i bluzave të bardha drejt vendeve të BE-së, vijon të mbetet i lartë. Kjo konfirmohet për Report TV nga Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.
E për pasojë nevoja për mjekë dhe specialistë është emergjente.
“Pak a shumë me të njëjtat ritme si vitet e kaluara, viti i kaluar u mbyll me 145 mjekë të larguar dhe deri tani për këtë vit kanë marrë certifikatën për sjellje të mirë 125 mjeke”, shprehet Presidenti i Urdhrit të Mjekut, Fatmir Brahimaj.
Brahimaj shpjegon shkaqet e emigrimit të mjekëve shqiptarë.
“Si gjithë të tjerët shkojnë për një jetë më të mirë, kjo është përgjigjja e parë që na japin. Me shpresën që në vendin ku do të shkojnë do të gjejnë vlerësim më të mirë moral dhe material, do të gjejnë mundësi të rritjes në karrierën profesionale, kushte dhe teknologji për të bërë mjekësi bashkëkohore, po ashtu mendojnë se janë më të mbrojtur”, përfundon Brahimaj
QSUT thotë se kjo fushatë punësimesh ndërmerret në kuadër të reformës së re spitalore të QSUT.
Por presidenti i Urdhrit të Mjekut thotë se nevoja për të rekrutuar personel nga fenomeni i emigrimit të mjekëve është në të gjithë vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY