SKANDAL/ Ministri i Brendshëm letër ministres së Mbrojtjes: Radari u fik në...

SKANDAL/ Ministri i Brendshëm letër ministres së Mbrojtjes: Radari u fik në mes të një operacioni antidrogë

446
0
Shares

Pas bërjes publike të skandalit se radarët që kontrollojnë detin shqiptar janë me probleme, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm ende në detyrë, Dritan Demiraj.
Me një letër drejtuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Demiraj i shkruan se radarët nuk punojnë tamam, nuk dallojnë mjetet dhe njerëzit.
Demiraj ka treguar se në një rast në 7 gusht të 2017, njëri prej radarëve është fikur në mes të një operacioni duke e lënë gomonen që të largohet.
Sipas tij, radarët nuk e mbulojnë të gjithë territorin, duke krijuar kënde dhe zona të pambuluara e duke u dhënë mundësi trafikantëve të kalojnë.
Sipas Demirajt, nuk ka dhe kamera integruese që të afrojnë pamjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY