Kryeministri Edi Rama që qëndroi për dy ditë në Velipojë, atje ku mblodhi ministrat e rinj në një takim informal, nuk e ka harruar mikun e tij të vjetër nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Agron Çela.
Mësohet se Edi Rama i ka telefonuar dje Agron Çelës, ndërsa sot ka bërë një vizitë në kompleksin e këtij të fundit në Velipojë.
I veshur sportiv, kryeministri i vendit është parë bashkë me deputetin e LSI-së teksa inspektonte kompleksin e tij, e më pas thuhet të kenë biseduar kokë më kokë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...