Fatos Nano flet për vetminë dhe tregon barsoleta

Fatos Nano flet për vetminë dhe tregon barsoleta

460
0
Shares

Në një intervistë me rastin e 20-vjetorit të emisionit “Opinion:, Fatos Nano foli për të shkuarën e tij në një bisedë të shkurtër me Blendi Fevziun.
Pas elozheve që mori nga drejtuesi i emisionit për “herët e para” të karrierës së tij politike, Nano tregoi anekdotën e fshatarëve partizane që dilnin në mal për të luftuar.
“Është e vështirë të jesh i pari. Kur fshatarët partizane dilnin në mal, nënat atëherë i porosisnin: Bir në krye mos dil se do hash ndonjë plumb, por as i fundit mos rri, se të kapin rob”, tregoi duke qeshur Fatos Nano.
Ai foli pak për klimën konfliktuale në kohën kur ishte aktiv në politikë dhe më shumë për ndjesinë e të qenit i harruar nga njerëzit.
“I pari ngelet vetem”, u shpreh ish kryeministri, duke shtuar se, “njerëzit mirënjohës janë specie e rrallë”.
Fatos Nano ka kujtuar vitet në politike dhe në ekranet televizive.
I pyetur nga Fevziu, ai tha se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.

Fevziu: Atëhere, si e more vendimin për të ardhur në studio dhe për të folur për divorcin dhe cfarë mund të thuash tani?
Nano: Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkëshorten Rexhina dhe që për fat të mirë i kemi dhënë një zgjidhje që na mundëson të marrim fryme lirisht. Kemi dy familje…por që komunikojmë.

Fevziu: Je penduar që je marrë me politikë?
Nano: Ca mund të bëja tjetër…
Mund te them se nuk e kam bërë keq punën, e kam bërë më shumë dashuri. Ka pasur pasion më të madh politika asokohe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY