Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ankohet Haki Çako: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon

06/09/2017
SKANDAL/ Ankohet Haki Çako: Po dështojmë në operacionet anti-kanabis, sistemi i radarëve në det nuk funksionon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Hije skandali në Ministrinë e Mbrojtjes. Mosfunksionimi i sistemit të radarëve të vëzhgimit në det ka shkaktuar dështimin e aksioneve antidrogë të policisë.
“BalkanWeb” zbulon letrën që drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, i ka dërguar Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj me 31 gusht 2017 ku e vë në dijeni për situatën e krijuar.
Kryepolici i referohet operacionit të mbrëmjes së 11 gushtit, ku forcat e policisë dështuan për kapjen e një gomoneje, që ishte nisur dy milje nga Plazhi i Zvërcenit, për shkak se qendra dha koordinata ta pasakta të lëvizjes së mjetit.
Në letër thuhet se “Mosdhënia e informacionit krijoi konfuzion dhe pati raste kur mjetet që merrnin pjesë në operacion filluan të ndiqnin njëra-tjetrën në hapësirën detare. Pas kapjes së gomones poshtë radarit të qendrës, rezultoi se nga sistemi nuk ishte konstatuar asnjë lëvizje”.
Por nuk mbetet me kaq.
Kryepolici Çako ngre shqetësim edhe për situata të tjera të ngjashme, që kanë sjellë për pasoje dhe mosndërhyrjen e forcave të policisë.
“Në mjaft raste përfaqësuesit e policisë kanë kërkuar kthimin mbrapa të sistemit për ngjarje, me orare dhe data konkrete, të lëvizjes së mjeteve lundruese të konstatuara nga shërbimet e policisë, por në asnjë rast në sistem nuk ishin evidentuar dhe nuk u gjetën gjurmë të dhënat, megjithëse mjetet lundruese të kapura nga Guardia di Finanza në Itali kanë qenë me përmasa që duhet të ishin zbuluar, identifikuar nga ky system”, shkruan drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ne letrën e tij, Çako thekson faktin se sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nga radarët, ka shfaqur probleme të shumta.
“Sistemi i vëzhgimit të hapësirës detare nuk iu përgjigjet nevojave operacionale, për kontrollin dhe mbikqyrjen e kufirit detar, dhe nuk bën të mundur identifikimin e mjeteve lundruese. Kjo situatë ka vështirësuar punën dhe shërbimin e efektivave tona në luftën kundër trafiqeve të paligjshme në hapësirën detare”, shkruan Çako.
Numri një i Policisë së Shtetit, kërkon nga Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj të ndërhyjë në rrugë institucionale, me qëllim marrjen e masave për plotësimin dhe përmirësimin e cilësisë së parametrave të sistemit, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të rritet performanca e policisë së shtetit në luftën antikanabis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha mban fjalën në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri në dorë të partisë shtet dhe narkoshtetit

28/01/2026
Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

Gazheli ikën nga doganat, shkon zv/ministër. Kush e zëvendëson

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.