KRITERET & DATAT/ Socialistët në zgjedhje për drejtuesit lokalë, cilët prej krerëve...

KRITERET & DATAT/ Socialistët në zgjedhje për drejtuesit lokalë, cilët prej krerëve nuk preken

174
0
Shares

Socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë të tyre në krye të organizatave socialiste dhe Këshillave socialiste të Njësisë Administrative, por pa prekur kreun socialist të bashkisë, shkruan “Panorama”.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste miratoi vendimin për të hapur fushatën zgjedhore në PS, që do të nisë më 15 shtator deri më 30 tetor për organizatat socialiste dhe nga 1 – 15 nëntor për Konstituimiin e Këshillave socialiste të Njësive Administrative.
Në relacionin që shoqëron vendimin e Asamblesë thuhet se “pas zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit të këtij viti, në zbatim të nenit 23, pika 6 të Statutit të Partisë, duhet të zhvillohet fushatë për zgjedhjet e reja në OS, sepse bëhet analiza e rezultatit zgjedhor për çdo organizatë socialiste-qendër votimi, lind nevoja për riorganizime e përmirësime në strukturat bazë të partisë dhe përfundon mandati 2-vjeçar i drejtuesve të OS dhe kryetarëve të Këshillit Socialist të Njësive Administrative në përbërje të bashkive”.

Kriteret
Asambleja Kombëtare e PS miratoi dhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për kryetar organizate socialiste dhe të këshillit socialist të njësisë administrative. Ajo që bie në sy është arsimi i lartë që kërkohet aty ku është i mundshëm për drejtuesit socialistë, që nga organizata socialiste e deri në drejtim të njësisë administrative.
Por një kriter do të penalizojë një pjesë jo të vogël të drejtuesve.
“Kryetarët aktualë të PS, si rregull nuk do të jenë kandidatë për kryetar të OS ku rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit është më i ulët se në zgjedhjet pasardhëse, vendore ose të përgjithshme”, thuhet në kriteret e miratuara për drejtuesit e rinj, dhe kjo është e vlefshme edhe për kryetarët aktualë të Këshillave socialiste të Njësisë Administrative.
Një tjetër kriter penalizues për drejtuesin e organizatës socialiste është edhe posti drejtues në administratë.
“Në të gjitha rastet e të qenët i emëruar në një detyrë drejtuese në një institucion në bashki, qark apo institucione qendrore duhet të japë dorëheqje nga drejtimi i PS ose nga kandidimi për kryetar të OS”, thuhet në kriteret për kreun e organizatës socialiste.
Por ndërkohë që kryetarët e organizatave socialiste do të zgjidhen me votim të fshehtë, kryetari i PS-së së bashkisë do të përzgjedhë kryetarin e Këshillit Socialist të njësisë administrative.
“KS i NjA i përbërë konform nenit 27 të Statutit (kryetarët e OS të njësisë administrative, delegatët e Kongresit dhe këshilltarët e bashkisë, banorë të asaj njësie administrative anëtarë partie, administratori i njësisë administrative anëtar partie, kryetari i FRES dhe kryetare e FGS në njësinë administrative) propozon, si rregull nga përbërja e anëtarëve të tij, mbështetur në propozimet e OS dhe kriteret e miratuara nga Asambleja Kombëtare e PS, kandidatët për kryetar të KS të Nj.Administrative. Kandidaturat e përzgjedhura për këtë funksion i dërgohen kryetarit të partisë të bashkisë. Kryetari i bashkisë zgjedh si kryetar të Këshillit Socialiste të Njësisë Administrative një nga kandidaturat e propozuara për kryetar të bëra nga KS i NjA”, thuhet në vendimin e miratuar nga Asambleja Kombëtare.

 

Kriteret për kryetar të Organizatave Socialiste (OS)
1. Arsim i Lartë në OS, ku ka anëtarë me këtë nivel arsimor
2. Të jetë me vendbanim në territorin e qendrës së votimit që mbulon OS
3. Kontribut e angazhim politik aktiv në territorin e OS
4. Të ketë qenë aktiv, të paktën në dy proceset e fundit elektorale
5. Të ketë integritet moral, aftësi drejtuese e komunikuese
6. Kryetarët aktualë të PS, si rregull, nuk do të jenë kandidatë për kryetar të OS, ku rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit është më i ulët se në zgjedhjet paraardhëse, vendore ose të përgjithshme
7. Kandidatët për kryetar të OS duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 52 dhe 56 të statutit të partisë
8. Në të gjitha rastet e të qenit i emëruar në një detyrë drejtuese në një institucion, në bashki, qark apo institucione qendrore, duhet të japë dorëheqje nga drejtimi i PS ose nga kandidimi për kryetar të OS.

Kriteret për kryetar të Këshillit Socialist (KS) të Njësisë Administrative (NjA)
1. Arsim i lartë
2. Të jetë me vendbanim në territorin e NJA ku propozohet të zgjidhet
3. Kontribut dhe angazhim politik të spikatur në veprimtarinë politike dhe elektorale të PS, të paktën në dy zgjedhjet e fundit
4. Përvojë në organizimin dhe funksionimin e strukturave vendore të partisë
5. Përgjegjësi publike dhe respekt ndaj interesave të anëtarësisë dhe komunitetit, reputacion në anëtarësi, strukturat e partisë dhe në komunitet
6. Aftësi drejtuese, vlerësim të punës në ekip si dhe aftësi të mira komunikimi publik
7. Angazhim për të njohur, ndjekur dhe zgjidhur problemet politike, organizative dhe elektorale në njësinë administrative përkatëse
8. Kryetarët aktualë të KS të Nj. Administrative nuk do të jenë kandidatë, në të gjitha rastet kur rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit është më i ulët se në zgjedhjet paraardhëse
9. Në procesin e propozimit të kandidaturave për kryetar të KS të NjA, të mbahen parasysh kërkesat e nenit 52 të Statutit për integritetin e standardet në përzgjedhjen e kandidatëve, të nenit 56 për papajtueshmërinë me detyrën e kryetarit të partisë në nivel vendor.

 

Zgjedhjet në PS

15 shtator – 30 tetor 2017 Zgjedhjet në organizatat

1 – 15 nëntor 2017 Konstituimi i Këshillave socialiste të Njësive Administrative

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY