DETAJE/ Velipojë, mbledhja informate, ja për çfarë po diskuton qeveria e re

DETAJE/ Velipojë, mbledhja informate, ja për çfarë po diskuton qeveria e re

181
0
Shares

Qeveria “Rama 2” është mbledhur sërish në një takim dyditor informal për të vendosur piketat e drejtimit të vendit për 4 vitet e ardhshme.
Ashtu siç bëri 4 vjet më parë, pas takimit në Vlorë me kabinetin e ri, edhe këtë herë takimin e dytë e ka zhvilluar në Qarkun e Shkodrës, në Velipojë.
Në takim ishin të pranishëm të gjithë ministrat e rinj, përfshirë edhe Gramoz Ruçin si emri i propozuar për të drejtuar kuvendin për 4 vitet e ardhshme dhe Taulant Ballën, si emri i propozuar nga socialistët për të drejtuar grupin parlamentar.
Takimi nisi rreth mesditës dhe në të duket se do të diskutohet konkretisht mënyra se si do të funksionojë dhe si do të zbatohet shkrirja e ministrive dhe institucioneve në varësi në kohën kur plani i punës është hartuar dhe pritet ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me implementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor, zbatimi konkret i programit qeverisës dhe plani i punës për secilën ministri.
Takimi vjen vetëm 3 ditë përpara mbajtjes së dy seancave në Parlament dhe më pas betimit të qeverisë së re.
Ende nuk dihen detaje nga ky takim i dytë i qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, që, ashtu si i pari në Llogara, vijon të jetë hermetik për mediat. Pas asaj mbledhjeje, kryeministri Edi Rama bëri publik vendimin e parë të qeverisë së re: shpalljen e vitit 2018 si Viti i Skënderbeut, pasi përkon me 550-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, detajet për të cilat pritet të mësohen më tej gjatë shtatorit. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY