DETAJE/ Kuvendi i ri do të mbajë dy seanca të shtunën

DETAJE/ Kuvendi i ri do të mbajë dy seanca të shtunën

131
0
Shares

Të shtunën e 9 shtatorit, Kuvendi do të mbajë dy seanca të njëpasnjëshme. Seanca e parë, e dekretuar edhe nga presidenti i Republikës Ilir Meta është ajo e paradites në orën 10.00, ku do të bëhet konstituimi i Kuvendit të ri.
Axhenda e kreut të shtetit ka përshpejtuar procedurat. Vizita e parë zyrtare pas marrjes së postit të Presidentit e Ilir Metës do të zhvillohet pikërisht të hënën në Itali, duke bërë që të shtunën Parlamenti të mbajë edhe një seancë të dytë, atë për votimin e kryetarit të ri të tij, Gramoz Ruçit, emri i propozuar për të drejtuar Kuvendin 4 vitet e ardhshme por edhe për betimin e deputetëve të legjislacionit të ri.
Por kush do ta drejtojë seancën e parë të 9 shtatorit?
Sipas rregullores së Kuvendit, në nenin 1 të saj, mbledhja e parë e legjislaturës së kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, hapet ose drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Deputeti më i vjetër i Kuvendit të ri është demokrati Sali Berisha.
Ish-kryeministri pritet të jetë i pranishëm në seancë por me shumë gjasa, ashtu siç ndodhi edhe në 2013, ai nuk do të pranojë që ta drejtojë këtë seancë. I dyti në listë, është sërish demokrat, deputeti Tritan Shehu dhe pas tij, Gramoz Ruçi.
Sipas rregullores së parlamentit, deri në zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit, nuk zhvillohet asnjë debat. Pas dy seancave në parlament, do të jetë presidenti Meta ai që do të vendosë edhe firmën e tij mbi emrat e ministrave dhe kreut të ri të qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY