ANALIZA/Boll me lojën kukafshehthi të BE me Turqinë

ANALIZA/Boll me lojën kukafshehthi të BE me Turqinë

141
0
Shares

Bisedimet e anëtarësimit BE-Turqi bëjnë pjesë në gënjeshtrat më të mëdha të BE. Ato e kanë burimin në një kohë, kur ende kishte shpresë tek efekti demokratizues Evropës. Tani ajo ka marrë fund, mendon Barbara Wesel.

Kur u hapën bisedimet për anëtarësimin e Turqisë, BE ndodhej ende në një epokë të shpresave të mëdha të pafajësisë. Ishin kryesisht socialdemokratët evropianë që e nxitën atëherë këtë projekt, me besimin se procesi i anëtarësimit mund të bënte njëkohësisht një efekt zbutës dhe demokratizues ndaj një vendi, që deri atëherë kishte marrë pjesë vetëm kalimthi në zhvillimet e pasluftës të Evropës.

Debati u përqendrua atëherë para së gjithash te çështja, nëse Turqia mund të llogaritet në Evropë, në bazë të ndonjë përcaktimi gjeografik dhe politik. Dyshimet për qendrueshmërinë e zhvillimit demokratik të vendit dhe për Recep Tayyip Erdoganin që atëherë konsiderohej modernizues atëherë ishin të pakta. Dhe kundërshtimet tek partitë konservatore, si te kristiandemokratët gjermanë, bazoheshin para së gjithash te antipatia instiktive përballë pranimit të një vendi me popullatë kaq të madhe dhe myslimane.

Dyshimet qenë që atëherë me vend: ai që e dëgjonte Erdoganin me vëmendje, ishte në gjendje që t’i dallonte formulimet që atëherë arrogante, sipas devizës: jo ne do të hyjmë në BE, por BE do të hyjë në Turqi. Dhe shkaqet që e shtynë kryeministrin e atëhershëm britanik, Tony Blair të ishte njëri ndër mbështetësit kryesorë të anëtarësimit të Turqisë, i gjen në traditën britanike: ai ishte kundër thellimit politik të Bashkimit Evropian dhe kërkonte nga ky shkak zgjerimin pa kufi si aleancë tregtare. Kurse Kancelari socialdemokrat, Gerhard Schröder donte të zgjidhte premtimet që kishte bërë që herët, për hir të vazhdimësisë evropiane, paraardhësi i tij Helmut Kohl, pa pasur parasysh aktorët.

Ëndrra u thërmua

Por ndërkohë ky projekt i shpresës ka shpërthyer së brendshmi dhe ka ardhur koha që të ndahemi prej tij.  Padyshim që ka edhe kundërargumente. Tërheqja e vëmendjes te filli i bisedimeve me Ankaranë, që duhet ruajtur pa dyshim, si dhe te shpresat e opozitës ka peshë. Vetëm se: si mund t’i ndihmojnë evropianët opozitarët turq, kur merren si pengje politike edhe qytetarët evropianë dhe kur Berlini me sa duket mund të bëjë pak për ta. Dhe bisedime konstruktive me Erdoganin, i cili vazhdon të shfaqet si sundimtar i vetëm dhe që vepron pa kufi, i rrethuar vetëm nga klika e oborrtarëve të tij, prej muajsh nuk ka më. Në vizitën e fundit Angela Merkeli duhet të duronte që ta trajtonin me shpërfillje. Por BE në vitet e fundit nuk ka mundur të pengojë asnjë pjesë të vogël të marrjes antidemokratike të pushtetit prej Erdoganit.

Ruajtja e fytyrës është e nevojshme

Prandaj ka ardhur koha që të shkëputemi nga iluzioni, se në njëfarë mënyre mund të jemi forcë që të ushtrojë ndonjë efekt pozitiv. Një vështrim drejt Polonisë tregon veç kësaj se sa e vështirë është kjo madje edhe brenda kampit tënd, kur një shtet e dëmton demokracinë e tij. Një konflikt tjetër me Turqinë, që rregullisht çon në sharje të pabazuara të kryetarëve të qeverive evropiane dhe të vendeve të tyre, ndërkohë është më e dëmshme se sa e dobishme. BE nuk duhet të lejojë të bëjnë çfarë të duan me të. Tani është fjala për ruajtjen e fytyrës tënde dhe të vlerave evropiane. Përndryshe, zgjuarsia politike kthehet në dobësi.

Turqia do të mbetet në NATO, sepse nga pikëpamja gjeopolitike nuk ka thuajse asnjë alternativë. Dhe marrëveshja për refugjatët ndërkohë është eleminuar në një masë të madhe vetvetiu. Vërshimi i sirianëve dhe irakianëve ka rënë dhe migrantët nga Lindja më e largët ndërkohë e dinë se do të ngecin në kampe në Greqi.

Çelësi është te ekonomia

Ka mundësi të ndryshme evropianëve, që t’i tregojnë Erdoganit Kartonin e kuq. Hapi tjetër në takimin e nivelit të lartë të BE në tetor do të ishte suspendimi normal i bisedimeve të anëtarësimit. Ky vendim mund të merret vetëm me shumicë të kualifikuar dhe argumentohet me gjendjen aktuale në vend. Me këtë do të bllokohen edhe ndihmat e paraanëtarësimit, për të cilat deri në 2020 gjithsesi janë në dispozicion rreth nëntë miliardë euro. Këtu bën pjesë edhe bllokimi i linjave të tjera të kreditit dhe i garancive kreditore, si dhe paralajmërimet për udhëtimet në Turqi, për aq kohë sa qytetarë të tjerë gjermanë dhe të tjerë kthehen në të burgosur politikë. Dhe as mund të diskutohet më për një zgjerim të bashkimit doganor.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY