Aksioni i opozitës, Basha takon aleatët, Mediu: Qeveria, histori e vjetër me...

Aksioni i opozitës, Basha takon aleatët, Mediu: Qeveria, histori e vjetër me pazare të reja

152
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, i sapokthyer nga Kophenhagen ku mori pjesë në Asamblenë e Partive Popullore, e ka nisur sezonin e ri politik në takime me aleatët. Basha ka biseduar përreth një orë me kryerepublikanin Fatmir Mediu mbi prioritetet e opozitës në këtë legjislaturë, të cilat fokusohen te Kodi Zgjedhor dhe reforma kushtetuese.
“Patëm një takim pas pushimeve. Diskutuam gjerësisht për angazhimet e deputetëve të opozitës në parlament dhe koordinimin e të gjithë forcave opozitare në veprimin opozitar të djathtë. Edhe për pritshmëritë dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese që kanë nevojë për një angazhim të gjithë nivelit të ekspertëve brenda opozitës para se të diskutojmë për marrëdhënien me qeverinë. Nëse flas për reformën zgjedhore është influence e krimit dhe parasë në procesin zgjedhor dhe zgjidhja e kësaj çështje është e nevojshme. Sa i përket asaj kushtetuese mendoj se orientimi i Shqipërisë duhet të jetë drejt një shteti të së drejtës ku individi është në plan të parë, kufizimi i autoritetit të ekzekutivit dhe ndarjen e pushteteve”, u shpreh kreu i PR-së në përfundim të takimit.
Mediu komentoi qeverinë e re ndërsa tha se kabineti i Edi Rames, nuk sjell asgjë përveçse do ti rikthehet skemave të korrupsionit.
“Qeveria, histori e vjetër me pazare të reja”, komentoi Mediu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY