EMRI/ Tiranë, drogë, përleshje dhe plagosje, prangoset Azgani

EMRI/ Tiranë, drogë, përleshje dhe plagosje, prangoset Azgani

292
0
Shares
Foto Ilustruese

Një i ri është vënë në pranga nga policia, sepse pas një përleshje ka plagosur me thikë një 42-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të kryeqytetit, pas pallatit të Kulturës.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se në pranga është vënë Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij është bërë i mundur pasi pas Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B. H., 42 vjeç.
Në total si provë materiale janë sekuestruar edhe 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të Cengut për akuzat e “plagosjes së lehtë me dashje” dhe “prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë i Policisë Vendore
Shërbimet e policisë të komisariatit nr. 1, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :
– Azgan Cengu, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas mbrapa Pallatit të Kulturës ka goditur me mjete prerëse për motive të dobëta shtetasin B. H., 42 vjeç.
Sekuestrohet në total në cilësinë e provës materiale 295.35 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, prej të cilës 13.25 gramë iu gjet gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe 282.10 gramë gjatë kontrollit të ushtruar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 89 dhe 283/1 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY