Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë Andi Sulo 23 vjeç, banues në Durrës.
Sulo, pronar i disa varkave, më datë 03. 09. 2017, në lagjen Nr. 13, Plazh u kap në flagrancë nga Shërbimet e Policisë duke i vjedhur çantën me 200 €, 5 telefona celularë dhe sende personale disa shtetasve kosovarë (grup ansambli të cilët kishin ardhur me pushime).
Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera u dokumentua se shtetasi i mësipërm po ditën e djeshme për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. L., 25 vjeç, banues në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Dëmtime të tjera me dashje”dhe “Vjedhja”parashikuar në nenet 90 dhe 134/1 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/