Dje, nga Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Miloti” ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i
– Alfred Lleshaj, 29 vjeç, banues në fshatin Gallatë – Kurbin
– Shkëlzen Lleshaj, 38 vjeç, banues në fshatin Gallatë – Kurbin
Këta persona, në vendin e quajtur Ferr Shkopet, në Milot, janë kapur në flagrancë, ku në bagazhin e mjetit të tyre tip Benz , iu gjetën dhe sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe mjeti i tyre.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin , për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Mësohet se vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/