Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit “Intenerari”, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të
• Andrea Kapurani, 35 vjeç,
• Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe
• Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar, në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale…
6 (gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
4 granata luftarake ofensive si edhe
3 kapsolle detonatore.
Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; “Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për “Moskallëzim krimi” ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/