ARTAN FUGA/ Në vend të urimit për kryesinë e re, akademikë, shpëtojeni...

ARTAN FUGA/ Në vend të urimit për kryesinë e re, akademikë, shpëtojeni urgjent Akademinë nga kalbëzimi!

108
0
Shares

Në vend të urimit për kryesinë e re të Akademisë të Shkencave!
Akademikë, shpëtojeni urgjent Akademinë nga kalbëzimi!
Shoqëria nuk mund të alokojë fonde për një shërbim që nuk e merr! Regjimi i privilegjeve ka mbaruar që më 4 gusht 1789!

Artan Fuga

Pasi u zgjodh në një kontekst krejt jo dinjitoz, me akademikë që refuzuan të kandidojnë brenda atij kuadri, i uroj kryesisë të ri-ri zgjedhur, të japi dorëheqjen dhe të mos e tërheqë edhe institucionin në humnerën e kokëfortësisë!
Këto zgjedhje nëse nuk shpallen “non-lieu”, sot apo nesër, janë kambana e fundit për Akademinë e Shkencave!
Asgjë nuk e ndaloi që sot ne 4 shtator 2017 në Akademinë e Shkencave të ndaloheshin zgjedhjet që nuk janë zgjidhje!
Zgjedhje thjesht rrotative, ku kryesia rizgjidhet si e njëjta kryesi, si një rikthim i përjetshëm rrotativ rreth së njëjtës gjë, ndërkohë kur i gjithë opinioni i vendit e tregon me gisht Akademinë si një institucion që ka degraduar!
Zgjedhjet sot e kundërvunë Akademinë e Shkencave me arrogancë kundër opinionit publik të vendit!
Pa një platformë të debatuar thellë dhe gjerësisht, pa kandidatë alternativë, pa pastërtinë e figurës të akademikëve, pa konceptuar një reformë tërësore, nuk mund të ketë zgjedhje sepse nuk mund të rizgjidhet një kryesi, e cila është përgjegjësja e vetme dhe e plotë, prej një dekade e stagnacionit dhe e kalbëzimit të pandërprerë të atij institucioni. Që për më tepër ka penguar reformimin e brendshëm të Akademisë, ka censuruar mendimin alternativ brenda saj, ka penguar modernizimin e institucionit.
Nuk është debat për persona! Është fjala për institucionin si e mirë publike! Por, gjithsekushi të mbajë përgjegjësitë e veta dhe një ditë kur detyrat i tejkalojnë mundësitë, të thotë: Ecni!
Dorëheqja ose ngrirja nga të gjitha funksionet e kryesisë është i vetmi hapi që do të çlirojë Akademinë e Shkencave nga modeli i vjetër, i pareformuar, në lëngimin e fundit të një institucioni që duhet dhe mund të ishte splendid dhe në krye të mençurisë kolektive të shqiptarëve!
Me këtë kryesi, zëri i lirë i akademikëve nuk mund të shprehet!
Kryesia e zgjedhur sot, në kushtet e ngjarjeve që rrokullueseshin me shpejtësi këtë mëngjes, ka tani vetëm një rrugë të arsyeshme.
Pasi u zgjodh, të japi dorëheqjen ose të ngrijë nga të gjitha funksionet derisa Asambleja e Akademisë të ketë ngritur një komision reformimi me kompetenca të plota, dhe ndërmarrë e përgatitur pa vonesë strategjinë rinovuese dhe të shpalli pastaj zgjedhjet e reja!
Unë do ta vazhdoj angazhimin tim deri në fund në këtë linjë! Pa u ndalur nga asgjë!
Cili është fundi?
Ose kthim i Akademisë të Shkencave në pozicionin që I kërkohet nga komuniteti shkencor, nga shoqëria dhe nga interesat kombëtare, ose dryni te porta e saj!
Derisa të reformohet nga një komision i përzgjedhur prej Akademikëve, Akademia mund të drejtohet administrativisht thjesht nga Sekretari i saj!
Është koha për një model rrënjësisht të reformuar, modern, të institucioni që duhet të ishte në pararojë të ndërtimit të strategjive të kërkimit shkencor në vend!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY