Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Putin u shpjegon studentëve si sundohet bota dhe jetën në Mars

03/09/2017
SHBA akuzon Putinin: Je i korruptuar, 40 miliardë dollarë!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti rus Vladimir Putin priti studentë në një “orë mësimi”, duke ofruar njohuritë e tij për të ardhmen e luftës, rëndësinë e teknologjisë së përparuar dhe mbijetesën e njeriut në Mars.

 

Putin e nisi fjalimin e tij në një sallë studentësh në Yaroslavl, me një bisedë të zjarrtë për të rinjtë, duke u kërkuar atyre të bëjnë “hapin e radhës” për të ardhmen e Rusisë, një pikë në një vazhdimësi të gjatë, mijëvjeçare.

 

“Nëse vazhdojmë të ekzistojmë edhe për më shumë se një mijë vjet dhe ne po e zhvillojmë këtë aftësi në mënyrë aktive, duke u bërë më të fortë, atëherë do të thotë se ka diçka që e bën këtë të ndodhë”, deklaroi ai të premten, në një ngjarje të transmetuar në mbarë vendin nga Kremlini si dhe nga lëvizjet rinore të Kremlinit. “Kjo gjë është reaktori i brendshëm bërthamor për popullin tonë”.

 

Duke mos u ndalur shumë në të kaluarën, Putini nxitoi të japë mendime se qëndron Rusia dhe e ardhmja e botës.

 

“Inteligjenca artificiale është e ardhmja jo vetëm e Rusisë, por edhe e njerëzimit,” tha Putini. “Këtu ka mundësi dhe kërcënime kolosale që është e vështirë të parashikohen sot. Kushdo që bëhet lider në këtë sferë do të jetë zoti i botës, dhe do të më pëlqente shumë që të mos kishte asnjë monopol në duart e ndonjë pale të veçantë”.

 

Putin u zotua se, nëse Rusia do të arrinte këtë pozitë të lakmueshme të epërsisë mbi Inteligjencën Artificiale, “ne do t’i ndajmë këto teknologji me të gjithë botën, ashtu sikurse sot ndajmë teknologji atomike dhe bërthamore”.

 

Një fushë tjetër zhvillimi, ku Rusia nuk mund të pretendojë ende udhëheqjen, tha Putini, janë automjetet pa pilot.

 

“Dhe ky është një nga drejtimet më të rëndësishme (për zhvillim), i rëndësishëm për ne në të gjitha fushat – në ekonomi dhe në mbrojtje – theksoi Putini.

 

Rusia është ende duke punuar në zhvillimin e një programi të qëndrueshëm dronësh për ushtrinë, dhe rritja e automatizimit është një një objektiv vendimtar në strategjinë e modernizimit ushtarak, para vitit 2020.

 

“Shumë vende kanë dronë fluturues me aftësi ngarkese mjaft të mëdha. Ne ende po punojmë për këtë”, tha Putini. Prodhuesit e armëve ruse këtë vit zbuluan planet për një dron rus prej pesë tonësh, edhe pse ende nuk është në prodhim.

 

Nëse e ardhmja do të jetë ashtu si parashikojnë ekspertët e mbrojtjes tani, tha Putin, një ditë “luftërat do të përfundojnë, kur të gjithë dronët e njërës palë, të shkatërrohen nga dronët e palës tjetër”.

 

 

 

Putini preku në temën e teknologjive hapësinore, duke shpresuar që teknologjia e udhëtimit hapësinor mund të përdoret një ditë për udhëtime pasagjerësh, megjithëse jo domosdoshmërisht për udhëtime në hapësirën e jashtme. Ai e përshkroi uljen e kohës së fluturimit nga qyteti më i madh perëndimor rus, Kaliningrad, në pjesën më lindore të saj, Vladivostok, si “një ëndërr”.

 

Sa i përket udhëtimit në hapësirë, Putini u tha studentëve se ka shpresë për jetë në planete të tjera në Sistemin tonë Diellor.

 

“Fluturimi në Mars do të kërkonte jo më pak se gjysmë viti, ndoshta edhe më shumë”, tha Putin. “Nëse fluturoni në Mars dhe varroseni diku atje, atëherë mund të ekzistoni për një periudhë kohore. Por do t’ju duhej të gërmonit thellë, sepse qelizat thjesht vdesin në sipërfaqe”, i “paralajmëroi” studentët udhëheqësi rus. / Newsweek – Bota.al

Tags: marsputin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.