Një lokal Loto Sport në Delvinë u sekuestrua nga Policia pasi rezultoi se fshihte fitimet dhe as nuk ishte regjistruar në organet tatime.
Policia hyri dhe e kapi në befasi, pronarin e saj. Maksimilian Lamen, 31-vjeçar, banor i qytetit dhe i sekuestroi kompjutera dhe televizorë që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, gara me qen.
Arrestimi dhe sekuestrimi ndodhën në lagjen ”Sinan Ballaci”, pasi nga kontrolli i dokumentacionit rezultuan se këto paisje ishin të paregjistruara në organet tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kompjutera për organizimin e lojërave të fatit, 2 kompjutera dhe 1 televizor që shërbenin për gara me qen.
Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, vepra këto të parashikuara nga nenet 197, 180 e 149/a të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/