Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhuna në familje, brenda 6 muajsh janë kërkuar 673 urdhëra mbrojtjeje

02/09/2017
Mirditë ,tentoi të përdhunonte një 44 vjecare, arrestohet  38 vjeçari
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhuna në familjet shqiptare ka qenë e pranishme gjatë gjithë kohës, pavarsisht se kanë qenë të pakta rastet që kanë guxuar ti bejne publike.  Në muajt qershor dhe korrik në të gjithë vendin janë denoncuar 450 raste. Ndërkohë në 6 muaj në Gjykatën e Tiranës janë kërkuar 673 urdhra mbrojtje.   Vetëm dje janë bërë 14 kallëzime për dhunën e burrit ndaj gruas. Për muajt Qershor-Korrik 2017 janë shënuar 449 raste dhune, ku thuajse 99% e viktimave kanë qenë gra, vajza, bashkëshorte dhe ish-bashkëshorte. Sipas buletinit zyrtar të policisë së shtetit, për muajin qershor 2017, janë trajtuar nga policia 195 raste dhune në familje. Dhuna është ushtruar në ambiente familje, apo për shkak të marrëdhënieve në familje, ndërsa në pranga për muajin qershor kanë rënë 66 dhunues, 12 janë shpallur në kërkim dhe 260 persona janë proceduar në gjendje të lirë. Alarmante paraqitet situate dhe për muajin korrik, ku janë shënuar 60 raste më shumë, përkthyer në dy gra të dhunuara çdo ditë më shumë në krahasim me qershor. Policia e shtetit sqaron se përgjatë korrikut ka ndërhyrë në 254 konflikte me dhunë në familje, ka arrestuar 71 autorë të këtyre krimeve dhe 318 persona i ka proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë 10 autorë të dhunës në familje, përgjatë korrikut, kanë mundur ti shpëtojnë arrestimit dhe janë shpallur në kërkim. Në korrik të 2017-ës dhuna në familje shënoi dhe një viktimë ku 21 vjeçari Mirald Metallri ekzekutoi me armë zjarri babin e tij polic dhe shkak ishte debate për një karrocë me beton teksa familja Metallari përgatitej për dasmë pasi martonte vajzën. Situata kritike paraqitet dhe për muajin gusht ku dhe pse s’janë publikuar shifrat zyrtare në të gjithë vendin rezultojnë afro 200 raste ndërsa i tillë ka nisur dhe shtatori ku vetëm më 24 orët e para të tij më 1 shtator 2017 janë shënuar 14 raste dhune dhe në tiranë janë arrestuar 3 persona.

Tags: Dhuna ne familjeSHQIPERI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.