Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vijon lufta me zjarret, era favorizon rritjen e tyre

01/09/2017
Gramsh, digjen 3 ha pisha, arrestohet një 67 vjeçar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse temperaturat janë ulur zjarret po favorizohen nga era dhe po shpërndahen. Në pyjet e Elbasanit dhe Dibrës është luftuar me flakët pa pushim gjatë natës dhe zjarri nuk është shuar as sot. Në rrethinat e Tiranë janë djegur 15 ha me shkurre dhe ullinj vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Në total, 10 vatra zjarri ende aktive në ven.

QARKU ELBASAN

Zjarri i rënë disa ditë më parë në pyllin me pisha në fshatin Poroçan, Gramsh, vijon të jetë aktiv. Forcat e pyjores kanë punuar, por nuk kanë mundur që të izolojnë vatrat për shkak të sipërfaqes së madhe të zjarrit dhe terrenit të thyer malor. Operacioni po vazhdon edhe ditën e sotme për të izoluar vatrat e zjarrit.

QARKU DIBËR
Zjarri në Malin e Theknit në Martanesh u riaktivizua ditën e djeshme. Zjarrfikëset dhe punonjës të Njësisë Administrative kanë punuar deri në mbrëmje për të izoluar zjarrin. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre dhe pisha. Forcat operacionale po punojnë edhe ditën e sotme për të izoluar vatrat e zjarrit. Në fshatin Mazhicë, Bulqizë ka rënë zjarr. Për të izoluar flakët kanë punuar forca vullnetare të fshatit, të cilat kanë mundur të izolojnë vetëm zjarrin nga krahu i banesave. Vatrat e tjera janë aktive por nuk paraqesin rrezik për zonën e banuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 3 ha me shkurre dhe dushqe. Ditën e sotme po punohet për të izoluar vatrat e mbetura të zjarrit.

QARKU TIRANË
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në kodrat e fshatit Tilaj, Kavajë. Shërbimi zjarrfikës ka punuar deri në orët e mbrëmjes duke arritur të shuajë vatrat e zjarrit. Si pasojë u dogjën rreth 15 ha me shkurre dhe 20 rrënjë ullinj.

QARKU SHKODËR
Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Taraboshit në Shkodër. Zjarrfikëset të mbështetur nga forcat e ushtrisë dhe punonjës të bashkisë kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët duke mos i lejuar ato t’i afrohen banesave dhe bizneseve. Terreni i thyer malor dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve duke vështirësuar punën e forcave dhe mjeteve. Zjarri në Malin e Munellës është izoluar ditën e djeshme nga punonjësit e Njësisë Administrative, të cilët kanë punuar për disa orë me mjete rrethanore. Gjatë ditës së sotme këto forca do të punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU LEZHË
Në Malin e Rencit, Lezhë, vatra e zjarrit është riaktivizuar ditën e djeshme. Për të izoluar zjarrin kanë ndërhyrë zjarrfikëset, punonjësit e bashkisë, shërbimi pyjor dhe forca ushtarake. Pas disa orë punë është bërë e mundur që zjarri të shuhet. Si pasojë u dogj rreth 6 ha me ferra dhe dushqe. Vatra e zjarrit në fshatin Berzanë të Lezhës u riaktivizua përsëri. Për shkak të situatës së vështirë është kërkuar edhe ndihma e forcave ushtarake. Pas disa orë punë është bërë e mundur që zjarri të fiket duke mos lejuar që flakët të përhapen në drejtim të zonave të banuara. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me ferra dhe dushqe. Në fshatin Lajthizë, Mirditë ka pasur një vatër zjarri në një zonë malore me shkurre dhe pisha. Zjarrfikëset kanë punuar gjatë gjithë natës për të mos lejuar që zjarri të përparojë në drejtim të banesave. Mëngjesin e sotëm në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca ushtarake të pajisura me pompa shpine për të shuar flakët.Vatra e zjarrit në fshatin Skuraj të Kurbinit vijon të jetë aktive. Forcat dhe mjetet e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer.

Tags: EraShperndarjezjarr

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

Berisha me të rinjtë: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet, kam besim se ju do e përmbysni atë me sukses

24/01/2026
Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

Irena Gjoka vijon deklaratat si në formular, letër KLGJ për pafajësi

24/01/2026
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.