Më katër shtator, Televizioni Klan nis sezonin e tij të rinj ku nuk do të mungojnë edhe disa emra të rinj, mes tyre edhe ish-prezantuesja e ‘Procesit Sportiv’ në Top Channel, Marina Vjollca. E angazhuar në prag të dasmës së saj me Getoar Selimin, Marina është bërë pjesë së bashku me Arjola Shehun dhe Nevina Shtyllën, pjesë e siglës ku po ashtu marrin pjesë edhe “ikonat” e këtij televizioni. Nën kujdesin e Armand Shkullakut, Marina do të moderojë një program të sjellë në formatin muzikor francez ‘Taratata’ që daton prej vitit 1993 në tregun medatik shqiptar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/