Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas takimit me Vuçiç, flet Thaçi: Marrëveshje përfundimtare me Serbinë, fund armiqësive

31/08/2017
Pas takimit me Vuçiç, flet Thaçi: Marrëveshje përfundimtare me Serbinë, fund armiqësive
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas takimit mes dy presidentëve të vendeve Hashim Thaçi dhe Alexandar Vuçiç duket se është arritur një marrëveshje. Thaçi tha se kanë rënë dakord që të intensifikohen takimet ndërmjet tyre dhe ato të jenë më substanciale.
Thaçi para gazetarëve tha se takimi me Vuçiçin ka qenë një takim korrekt dhe kanë diskutuar për hapat e mëtejmë për fillimin e një faze të re të dialogut Kosovë-Serbi me qëllim të normalizimit të raporteve dhe pajtimit.
“Edhe Kosova, edhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje përfundimtare që i hapë dy vendeve perspektivë evropiane”, tha Thaçi, duke njoftuar po ashtu se sistemi i drejtësisë kosovare do të funksionalizohet në tërë territorin sipas Kushtetutës së Kosovës dhe siç tha ai, kjo e arritur do të përmbyllet deri më 17 tetor.
Thaçi tha se vetëm dialogu, pajtimi dhe integrimi është rruga e vetme e së ardhmes dhe se do të punojnë në këtë frymë që të arrihen marrëveshje.
“Ne jemi dy shtete të pavarur dhe sovrane, jemi fqinjë, kemi nevojë për komunikim dhe marrëveshje përmbyllëse prandaj kjo fazë e re e dialogut është e nevojshme të fillojë sa më shpejt dhe të kryhet sa më shpejt… të jetë një marrëveshje e standardeve evropiane”, u shpreh Presidenti.
Ai tha se do të diskutojnë për çështje që kanë mbetur ende të hapura dhe t’i japin fund armiqësisë shekullore.
“Marrëveshja për paqe Kosovë-Serbi nënkupton paqe dhe stabilitet për rajonin”, tha më tej Thaçi.
Ai shprehu besimin se në të ardhmen e afërt do të themelohen institucionet, qeveria dhe konstituohet Kuvendi në mënyrë që siç tha ai sa më konsesuale përmes ekipit të unitetit Kosova të përfaqësohet në Bruksel.
I pyetur rreth debateve në Beograd për ndarje të Kosovës, Thaçi tha se nuk i komenton zhvillimet atje, por sipas tij, çdo zgjidhje përfundimtare do të jetë plotësisht në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.
“Kosova është vend sovran dhe i pavarur, me territorin e vet dhe kjo është e pa negociueshme”, tha presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.