Klani Zemun paralajmëron Ballist Morinën: Po të përgatisim mirëseardhjen në burgun tonë

Klani Zemun paralajmëron Ballist Morinën: Po të përgatisim mirëseardhjen në burgun tonë

109
0
Shares

Huligani i Serbisë, Legija i njohur si vrasësi i ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç ka lëshuar një mesazh nga burgu në adresë të Ballistit Morinës, tifozit që është ndaluar në Krocia dhe është në pritje. Sipas gazetës së sotme më të zëshme të Beogradit “Alo”, Milorad Umelek, Lukoviq, i njohur si Legjia, anëtar i klanit famëkeq të Zemunit, i burgosur në burgun e Zabelit, për vrasjen e ish kryeministrit Zoran Xhinxhiç dhe për krime të tjera ndaj njerëzimit, pas informatave se ndoshta shqiptari do të ishte fqinji i tij tha me shaka, se po ia përgatit bordin e mirëpritjes në një “dush të ajrosur”. “Huliganin shqiptar e pret “kryqëzimi i zjarrtë” në Zabel Legjia përgatit mirëpritjen e Morinës!”, janë titujt e gazetës serbe.
Federata Shqiptare e Futbollit, ka reaguar në lidhje me “vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Dubrovnik, për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, duke bërë thirrje të hapur autoriteteve përkatëse dhe institucioneve, që të ndërhyjnë brenda kornizës ligjore për të ndaluar ekstradimin e Morinës në Serbi”.
Ismail Morina vijon të bëjë betejën e tij me drejtësinë kroate për të qëndruar në Kroaci, duke apeluar gjithnjë vendimet e gjykatave të vendit që e arrestoi. Historia e tij tashmë është përmbledhur në një dosje e cila duket se sillet nëpër të gjitha shkallët e gjyqësorit për të bërë të mundur lënien në pritje të drejtësisë serbe për ekstradimin e tij. Nga të dhënat e deritanishme bëhet me dije se ende nuk është dhënë një përgjigje në lidhje me pranimin po ose jo të azilit politik, si një hap vendimtar për të mos lejuar ekstradimin e djalit nga Kukësi për në Serbi.
Familja e kuksianit më të përfolur në arenë ndërkombëtare mësohet se Gjykata e Lartë do të marrë një vendim në favor të Ismailit, referuar vendimit të parë që e rrëzoi Gjykatën e Dubrovnikut duke e rikthyer dosjen për rishqyrtim. Ata kanë besim se Gjykata e Lartë do të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë të Dubrovnikut. Ismaili nuk duhet që të ekstradohet në Serbi thonë ata të frikësuar.
Ismail Morina qëndron në burg në Kroaci prej fundit të muajit qershor, por vëllai i tij thekson se është lodhur nga pritja dhe kërkon që të vijohet të ndërhyhet për Ismailin. Shekulli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY