Deputeti i PD-së: Rama të gjejë vrimë ku të futet prej kriminelëve

Deputeti i PD-së: Rama të gjejë vrimë ku të futet prej kriminelëve

112
0
Shares

Pas paralajmërimit të djeshëm të kryeministrit Rama se bosët e drogës në Shqipëri duhet të gjejnë vrimë ku të futen pasi do të kalojnë në sitën e policisë, vjen reagimi i demokratit Paloka.
Duke ironizuar mbledhjen e djeshme të Task Forcës, deputeti i PD-së, Edi Paloka thotë se të gjithë kriminelët që bëjnë jetë luksi dhe që kanë makina të blinduara janë të mbrojtur nga policia dhe kanë mbështetjen e vetë kryeministrit Rama.

Statusi i plotë i Edi Palokës
Rama do kap kriminelet?! Do ju bllokoj makinat dhe asetet?! Kriminelet “te gjejne vrime ku te futen”?!
Cilet kriminele do te eliminoje Rama? Ata qe me makina te blinduara, nen mbrojtjen e policise , shperndanin parate e droges e blinin votat per Ramen?
Kush i ka pajisur kryekriminelet me makina te blinduara ne gjithe vendin?
Per makinat e blinduara duhet leje e posacme. Pa dhene leje “shteti” i Rames askush nuk mund te kete makine te blinduar. Nje makine e mire e blinduar kushton edhe me shume se nje Ferrari dhe sot keto makina ne Shqiperi i zotrojne Rama, Tahiri dhe shumica e krimineleve me te njohur.
A do i bllokoje Rama keto? Sigurisht qe jo!
Vertete beson Rama se ka njeri ne Shqiperi apo ne bote qe nuk e di se droga kishte, jo mbeshtetjen, por nxitjen direkt nga Rama per tu kultivuar dhe per tu perdorur si aseti kryesor ne blerjen dhe marrjen me dhune te zgjedhjeve…
Prandaj Rama as nuk do te kap e as nuk do te bllokoje ndonje kriminel te vertete sepse per fat te keq eshte kryeministri yne qe nuk gjen dot vrime se ku te futet prej tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY