Deputeti i PD: Lufta e fituar me kanabisin, ironi e qeverisë…

Deputeti i PD: Lufta e fituar me kanabisin, ironi e qeverisë…

109
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu shkruan sot se deklaratat për luftën ndaj kanabisit dhe uljen e sasisë së mbjellë, është vetëm ironi e qeverisë.
Në një status në faqen e tij në Facebook, Shehu shkruan se, kriminaliteti nuk është ulur dhe as trafiqet dhe larja e parave.
Sipas tij deklaratat e fundit të Ramës tregojnë edhe njëherë se mbushja e vendit me kanabis është bërë me lejen e atyre që duhet ta luftonin.

Statusi i plotë i Tritan Shehut

IRONIA E FUNDIT E QEVERISE:
KRYEMINISTRI DEKLARON SE KA BLLOKUAR KANABIZIMIN E VENDIT!!
Eshte e vertete se kete vit sasia e kanabisit te kultivuar eshte me e vogel nga ajo e dy viteve te fundit.
Por kjo nuk ka ulur kriminalitetin, trafiqet dhe larjen e parave.
Sic konfirmon edhe CIA, grupet kriminale te konsoliduara nga Kanabisi se fundmi po perhapen e cvendosen ne objektiva drejt trafikut te drogave te forta, te armeve etj.. PSE JO EDHE DREJT LIDHJEVE ME TERRORIZMIN!
ULJA E SIPERFAQES ME KANABIS KETE VIT, NUK i SHTON VLERAT QEVERISE, PERKUNDRAZI KONFIRMON PERFSHIRJEN E STRUKTURAVE SHTETERORE NE ATE AKTIVITET TE PALIGJSHEM.
Mbushja e vendit me Kanabis nuk mund te behej pa rolin “lider” e “perfitues” te atyre qe duhej ta luftonin, ne bashkepunim me krimin?!
Kjo qe nga hyrja ne vend e sasive masive te farerave, kultivimit te platacioneve te tera, punimeve teknologjike, magazinimit, qarkullimit te vlerave kolosale monetare, nje pjese e madhe e te cilave u perdoren per fitoren e Rilindjes etj.
Kur mund te “luftohet” kaq lehte sot pse u la te rritej deri ne kete derrexhe!?
TE HUMBURIT DHE SHPRESA JANE FSHATARET E THJESHTE:
Ata tashme mbasi shkaterruan dhe prodhimin bujqesor, moren fajde a kredi, paguan protektoret, jane futur ne “gropa” financiare me stokun e kanabist te fshehur diku, qe vazhdon te perdoret si mjet presioni mbi ta.
KETA JANE NJE GARANCI PER TE MOS RENE PERSERI NE KETE “PIRAMIDE”, KU i FUTI PUSHTETI ME KRIMIN!
Te shpresojme se kjo tragjedi e “orkestruar” te mos perseritet-sidoqofte per kete garanci mund te jene vete njerrezit e jo strukturat shteterore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY