Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA, Në Hjuston edhe 20 familje shqiptare të prekura nga uragani, humbën gjithçka

30/08/2017
SHBA, Në Hjuston edhe 20 familje shqiptare të prekura nga uragani, humbën gjithçka
Share on FacebookShare on Whatsapp

Uragani që ka goditur Hjustonin ka prekur edhe të paktën 20 familje shqiptare.
Ambasadorja shqiptare në Amerikë Floreta Faber informon përmes një postimi në “Facebook” se “janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë”.
Duke shpresuar thellësisht që të gjithë të mbeten jashtë rrezikut për jetën, ambasadorja e SHBA-së i inkurajon të ndihmojnë njëri tjetrin.
Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjendje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet. Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!
Në Hjuston komuniteti shqiptar përbëhet nga 500-600 familje.
Ambasada ka vënë në dispozicion edhe kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.ëashington@mfa.gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526 që janë të hapura për çdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët.
“Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.
Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!” e mbyll postimin e saj ambasadorja shqiptare në SHBA

Postimi i plotë i ambasadores shqiptare në SHBA, Floreta Faber
Hjustoni sot është i gjithi i përmbytur! Rreziku i furtunës nuk ka kaluar ende. Komuniteti shqiptar atje, megjithëse relativisht i vogël në numër, përbëhet nga 500-600 familje.
E prekur thellësisht për sa kam ndjekur përditësimin e ngjarjeve, ju drejtohem të gjithëve bashkëkombësve të mi, ju që po vuani pasojat e natyrës bashkë me të gjithë pjesën tjetër të popullsisë amerikane që jeton dhe punon në Hjuston dhe rrethinat e tij.
Nga kontaktet me autoritetet kemi mësuar se deri tani nuk ka pasur fatalitete ndërmjet familjeve shqiptare. Kam kontaktuar me drejtuesit e organizatës Arberia Houston dhe jam informuar se janë të paktën 20 familje shqiptare të prekura totalisht nga kjo fatkeqësi natyrore duke iu rrëmbyer shtëpitë, makinat, dhe të gjithë pasurinë që ato kanë.
Së pari, shpresoj thellësisht që të gjithë të mbeteni jashtë rrezikut për jetën! Qyteti i Hjustonit është akoma nën kërcënimin e faktorëve të natyrës, por edhe nën gjendje emergjence për arsye të rritjes së kriminalitetit në qytet.
Ju inkurajoj të bëni atë që shqiptarët bëjnë më mirë, të qëndroni sa më afër dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!
Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, embassy.washington@mfa.gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë të hapura për çdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët tuaj. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.
Jemi me mendje dhe me zemër bashkë me Ju!

Floreta Faber
Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.