Rama ripërsërit të njëjtin “kërcënim”: Gjeni vrimë ku të futeni

Rama ripërsërit të njëjtin “kërcënim”: Gjeni vrimë ku të futeni

85
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një paralajmërim të fortë ndaj grupeve kriminale të trafikut të drogës në vend, ndërsa theksoi se ata duhet të gjejnë ‘vrimë ku të futën’.
I pranishëm në mbledhjen e Task Force, ku në fokus është kanabisi, kreu i qeverisë theksoi se do t’u hiqet imuniteti të gjithë atyre personave që kanë krijuar të ardhura dhe krijojnë nga trafiku i drogës.
“Individë me një imunitet të marrë dhe të imponuar përmes rrugës së veprimtarisë kriminale, si një imunitet në komunitet, nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen në këtë vend, dhe jo të shfaqen si faktor me influencë në komunitetet tona. Askush nuk duhet i bëjë karshillek këtij populli, vajzave dhe djemve të rinj në qytete, në shkolla, në lagje, me shfaqet më spektakolare, me shkelje të gjithë normave, mjete që kushtojnë sa qimet e kokës dhe me forma që çojnë deri në marrjen të të rinjve të pafajshëm nëpër klube, nëpër mjedise ku të rinjtë mblidhen për t’u argëtuar. Këto janë situata ndaj të cilave ne duhet të bëjmë të njëjtën qasje ndaj kanabisit”, theksoi ai.
Mes të tjerash Rama nënvizoi faktin se duhet të shkatërrohen pa kompromis asetet që vijnë nga trafiku i paligjshëm i drogës. Po ashtu, kreu i qeverisë tha se goditja duhet të nis nga ‘kapilarët’.
“Policët nuk merren më me prerje, por me imponimin e ligjit në çdo formë është një arritje domethënëse dhe fryt bashkëpunimi mes institucioneve. Ky është mësim i madh nga ky proces duhet parë si hap dhe jo si e gjithë rruga që na takon të bëjmë drejt një realizimi të potë. Jo vetëm për të hequr Shqipërinë nga harta që kultivojnë dhe që janë vende origjine të kanabisit, të një historie që njollos vendin dhe shoqërinë, pro një hap i parë për të kuptuar se çfarë mund të ishte bërë në këto vite. Për të kuptuar se është detyrua e punonjësve të shtetit se goditja ekzemplare që po i japim kanabisit ta shtrijmë drejt elementeve kriminal, të lidhur ose jo me kultivimin e tij. Por që vazhdojnë të jenë prezent në jetën e shqiptarëve, vazhdojnë të sfidojnë komunitetin me prezencën e tyre dhe meritojnë përgjigje të ashpër dhe të pa kompromis të Policisë së Shtetit. Të vihet një theks i fortë operacional aty ku drejtuan gishtin zv/ministrja dhe drejtori i Policisë së Shtetit, tek lidhjet e krijuara brenda dhe jashtë vendit nga grupet dhe rrejte kriminale. Goditja dhe shkatërrimi i këtyre grupeve të vjetra nuk mund të kuptohet pa shkatërrimin e aseteve të tyre financiare. Për plotësimin e këtij objektivi kërkohet që Policia e Shtetit, SHISH, Prokuroria, organet e hetimit tatimor, të gjitha strukturat e lidhura, të intensifikojnë për të rritur cilësinë e informacionet. Nëse në planin e parë suksesi është matur jo me numrin e bimëve të asgjësuara, por me numrin e të arrestuarve, pasi nr. i bimëve të asgjësuara është gati simbolik, por numri i rrjeteve ishte më i lartë. Ne tashmë kemi një goditje më të madhe në sasi dhe nëse mund ta themi edhe në cilësi të këtyre grupeve, pasi kemi shkuar më lart në hierarki në botën e krimit. Kjo është një tregues i fortë për të matur suksesin. Duhet të jetë shumë e qartë, unë e kam diskutuar me lidershipin e Ministrisë së Brendshme, se në këtë fazë kërkohet një goditje shembullore dhe kapilare”, pohoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY