PD reagon sërish: Minsitrja Nikolla arrogante, ka prioritet blerjen e kolltuqeve luksoze...

PD reagon sërish: Minsitrja Nikolla arrogante, ka prioritet blerjen e kolltuqeve luksoze për zyra

80
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kanë shkëmbyer replika ditën e djeshme për çështjen e çmimit të teksteve shkollore. Ndërsa ditën e sotme vjen edhe përgjigja nga ana e Partisë Demokratike.
Me një deklarate për mediat, në emër te PD-se, deputeti Luçiano Boçi, e quan përgjigjen e Nikollës jo vetëm arrogante, por edhe dëshmi e injorancës së saj mbi përgjegjësinë e detyrës që ushtron.
Boçi shprehet se procedurat e hartimit dhe shpërndarjes së teksteve shkollore janë bërë më vonesë për shkak të indiferencë dhe paaftësisë së ministres Nikolla.
Boçi ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e PD, ku sipas selisë blu, tekstet duhen ofruar falas, ndonëse për ministren është prioritet blerja e kolltuqeve luksoze për zyra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY