EMRAT/ Burri dhunon gruan, kunati dhe e masakron me sëpatë 42-vjeçarin

EMRAT/ Burri dhunon gruan, kunati dhe e masakron me sëpatë 42-vjeçarin

114
0
Shares
foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Vlorë. Një burrë ka dhunuar gruan e tij, por më pas kunati ka shkuar dhe e ka qëlluar me sëpatë në kokë e trup, duke e lënë të plagosur rëndë.
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Maksim Sadikaj, 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi një ditë më parë në 29 gusht 2017, në lagjen ”24 Maji”, në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes me inicialet M. Sadikaj.
Gjithashtu nga hetimi i policisë ka rezultuar se gjatë konfliktit midis bashkëshortëve ka ndërhyrë edhe Dashnor Begaj, (i vëllai i gruas me inicialet M. Sadikaj), duke e goditur kunatin e tij me sëpatë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje Dashnor Begaj ishte larguar, por prej kontrolleve të ushtruara dhe prej reagimit në kohë të shërbimeve policore ditën e sotme është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ‘Dhuna në familje’, dhe ‘Plagosje e rëndë me dashje’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY