DETAJE/ Durrës, arrestohet 16-vjeçari “i tmerrshëm”, ja 12 vjedhjet e tij në...

DETAJE/ Durrës, arrestohet 16-vjeçari “i tmerrshëm”, ja 12 vjedhjet e tij në tre muaj

148
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Minoreni 2”.
Për pasojë është ndaluar…
• J. P. 16 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Ndalimi i këtij personi u bë pasi nga puna e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, është bërë dokumentimi i plotë ligjor, me prova shkencore , pas një hetimi dy mujor, i veprimtarisë kriminale të dyshuar e kryer nga shtetasi I mësipërm, për ngjarjet si më poshtë vijojnë…

1. Më datë 14. 05. 2017, në Shijak, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases E. B., ku ka marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.

2. Më datë 12. 06. 2017, në lagjen Nr. 13, Plazh dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. K., ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.

3. Më datë 24. 06. 2017, në lagjen Nr. 4, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetases D. K., ku ka marrë pije të ndryshme.

4. Më datë 10. 07. 2017, në lagjen Nr. 13, Plazh dyshohet se ka hyrë nga dritarja e lokalit në pronësi të shtetasit B. K., ku ka marrë vlera monetare.

5. Më datë 15. 07. 2017, në fshatin Sukth i Ri, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A. S., ku ka marrë një aparat telefoni celular dhe vlera monetare.

6. Më datë 29. 07. 2017, në lagjen Nr. 15, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh. S., ku ka marrë disa paketa cigare.

7. Më datë 31. 07. 2017, në lagjen Nr. 6, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit I. E., ku ka marrë vlera monetare.

8. Më datë 07.08.2017, në lagjen Nr. 14, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A. K., ku ka marrë dy ora dore dhe vlera monetare.

9. Më datë 10.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V. B., ku ka marrë vlera monetare.

10. Më datë 13.08.2017, në Shijak dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. K., ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.

11. Më datë 16.08.2017, në lagjen Nr. 1, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A. D., ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.

12. Më datë 23.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Xh. M., ku ka marrë një TV.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer më shumë se një herë parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY