Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trump i përgjigjet Phenianit: Të gjitha opsionet janë në tryezë

29/08/2017
Trump i përgjigjet Phenianit: Të gjitha opsionet janë në tryezë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koreja e Veriut lëshoi sot një raketë që kaloi mbi Japoni duke zgjuar reagime të menjëhershme nga Tokioja dhe Seuli, si dhe një tjetër paralajmërim nga Presidenti Donald Trump.
Sipas analistëve, prova e sotme ishte e ngjashme me planet që Pheniani kishte njoftuar më parë për të lëshuar raketë mbi ishullin e Guamit, pjesë e Komonuelthit Amerikan, por që më pas u anuluan.
Besohet që kjo është prova e dytë e suksesshme me një raketë me rreze të mesme veprimi që mund të përshkojë distanca 3000 deri në 5000 km.
Raketa përshkoi një trajektore prej 2700 km, dhe arriti deri në 550 km lartësi, sipas Shtatmadhorisë koreanojugore.
Japonia thotë se raketa kaloi mbi hapësirën e saj ajrore afro 10 minuta pas lëshimit, u shpërbë në tre pjesë dhe ra në Oqeanin Paqësor, në lindje të ishullit Hokaido.
“Akti i tyre indinjues me hedhjen e raketës mbi vendin tonë është një kërcënim i pashembullt dhe serioz që dëmton rëndë paqen dhe sigurinë në rajon”, tha kryeministri Shinzo Abe.
Trajektorja aktivizoi sistemet e alarmit për popullatën në Japoni.
“Nuk mund t’i shpëtosh duke vrapuar, ky është shqetësimi kryesor”, thotë një banor.
Ndërkaq, Presidenti Trump e kritikoi provën e fundit duke thënë se Pheniani ka dëshmuar edhe këtë herë se “përbuz fqinjët, të gjithë anëtarët e OKB, dhe standarded minimale të sjelljes ndërkombëtare”. Përmes një deklarate, presidenti përsëriti edhe këtë radhë se “të gjitha opsionet mbeten të hapura”.
Diplomati amerikan, Robert Wood, përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Konferencën e OKB për Çarmatimin, tha se aktet e Phenianit nuk do të dobësojnë angazhimet e Uashingtonit në mbështetje të aleatëve.
“Më lejoni të ritheksoj në adresë të përfaqësuesve të Koresë së Veriut se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara fuqimisht në mbrojtje të aleatëve të tyre. Shpresoj se Koreja e Veriut do të ndalë këto sjellje provokuese dhe do të dëshmojë vullnetin për të çarmatosur gadishullin korean”.
Seuli ka thënë se po punon me Shtetet e Bashkuara për një përgjigje të përbashkët ndaj hedhjes së raketës koreano-veriore.
Kina, aleanja më e fuqishme e Koresë së Veriut ka bërë thirrje për maturi dhe shmangien e akteve provokuese nga të gjitha palët. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze hodhi kritika direkte në adresë së Shteteve të Bashkuara dhe në përgjithësi të Perëndimit për mënyrën si e kanë trajtuar problemin.
“Dua të di nëse Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut i kanë bërë vetes këtë pyetje: pas raundeve të përsëritura me manovra të përbashkëta ushtarake nga forcat amerikane dhe koreano-jugore, pas shtimit të presionit ushtarak, a ndjehen tani më të sigurtë? A janë tani më pranë një zgjidhjeje paqësore të problemit bërthamor? Koha ka dëshmuar se presioni dhe sanksionet nuk zgjidhin rrënjët e problemit. Mënyra e vetme e drejtë është që të gjitha palët të ulen në një dialog të balancuar”.
Prova e fundit e Phenianit do të diskutohet sot në një sesion të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. VoA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.