Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama flet për projektin “PS+”, marrëveshjen me Bashën dhe mospërfshirjen e Tahirit në qeverinë e re

29/08/2017
Edi Rama tregon se bëri drejtor bujqësie një masazhator, por infermieri ishte me i suksesshem
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një bashkëbisedim me gazetarët të zhvilluar mëngjesin e së martës në një kompleks të Llogarasë, kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se qeveria e re nuk do të ketë probleme me dekretimin nga kreu i shtetit, pas kërcënimeve të këtij të fundit gjatë fushatës elektorale.

 “Gjithëkush gabon, jemi njerëz jo robotë. Natyrisht që ka lloj lloj nivelesh të gabimeve që mund të kenë lloj lloj kostosh, por nga pikëpamja e mënyrës se si do të zhvillohet kjo marrëdhënie unë nuk shoh shqetësime. Nuk shoh një potencial aq autodestruktiv si ai që u shfaq në fushatë”, ka thënë Rama për Metën. Gjatë bashkëbisedimit, Rama ka mohuar që prishja e partneritetit me LSI të jetë bërë shkas për shkrirjen e disa ministrive. “Nuk kemi shkrirë ministritë e drejtuara nga LSI, nuk ka lidhje kjo. Kemi shkrirë edhe atë të Financave me atë të Ekonomisë, që nuk drejtoheshin nga LSI”,- ka thënë Rama.  

Në vijim të përgjigjes ndaj interesit të mediave, Rama ka lënë të hapur opsionin e bashkëbisedimit me opozitën gjatë 4 viteve të ardhshme. 

“Nuk besoj se do të jetë takim i përjavshëm (me Bashën), por do të ketë takime ndoshta një herë në dy apo tre muaj për diskutimin e çështjeve. Unë mendoj se kjo është tërësisht e mundur”,- ka thënë Rama, referuar edhe marrëveshjes parazgjedhore me PD.

I pyetur lidhur me mospërfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe emrave të tjerë të spikatur të PS në qeverinë e re, Rama ka dhënë këtë sqarim: “Qeveria nuk është si kombëtarja, nuk është një seleksion. Të gjithë janë njësoj sepse ne kemi nevojë të kemi edhe një grup të fortë partiak”, ka thënë Rama.
Duke qëndruar tek PS, kryeministri ka paralajmëruar edhe projektin “Partia Socialiste +”, që sipas tij ka të bëjë me të ardhmen e partisë. “Ne synojmë edhe një PS+. Sepse unë mendoj edhe për të ardhmen e PS”,- ka theksuar Rama, pa saktësuar nëse kjo nënkupton aleancë me partitë e tjera, si për shembull me PDIU-në.
Mes të tjerash kreu i qeverisë ka nënvizuar se sfidë e kabinetit të tij do të jetë forcimi i mekanizmave të institucioneve publike, duke reduktuar burokracitë. Një shembull për këtë është edhe shkrirja e Ministrisë së Integrimit tek ajo e Jashtme.
“Ne do ta spostojmë pjesën e problematikave të integrimit, që kanë të bëjnë me përgatitjen e dikastereve, tek MPJ. Për këtë kemi shembullin e Hungarisë dhe Sllovakisë. Kur të hapen negociatat do të ketë një kryenegociator dhe nuk është e nevojshme të ketë një burokraci kaq të madhe”,- ka vijuar Rama.

Tags: BashaPSRama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.