DETAJE & EMRA/ Sarandë, zbardhet sherri me armë, 8 persona të shoqëruar

DETAJE & EMRA/ Sarandë, zbardhet sherri me armë, 8 persona të shoqëruar

132
0
Shares

Policia ka dhënë detaje lidhur me sherrin ndodhur orët e para të kësaj të marte në Sarandë, ku disa persona janë plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit.
Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth orës 03:00, Salla Operative e Sarandës njoftohet nga një telefonate se në lagjen Nr. 1, te shëtitorja në Sarandë ka të shtëna me armë zjarri.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, të dëmtuar në këmbë prej përdorimit të armëve të zjarrit të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Tiranës si edhe shtetasin Fisnik Musaj, i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës.
Nga hetimi paraprak, ka rezultuar se shtetasit Antonio Shyti, Besim Xhafa, Renald Canaj, dhe A. Q., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit Fisnik Musaj dhe D. M., ku gjatë konfliktit kanë përdorur armë zjarri ndaj njëri-tjetrit për motive të dobëta. Këta dy të fundit mësohet se janë pronarët e një lokali nate pranë vendngjarjes.
Policia ka shoqëruar në komisariat 8 (tetë) persona për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor ka sekuestruar nga vendin e ngjarjes dy automjete.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e A. Q., dhe Renald Canaj, Policia ka konstatuar disa fishekë, armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike Cannabis Sattiva, dhe disa telefona të markave të ndryshme.
Në momentin kur policia ka shkuar në vendngjarje A. Q., Renald Canaj, dhe D. M., ishin larguar nga vendi i ngjarjes, por nga reagimi në kohë i policisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë së DVP Fier, është bërë e mundur, kapja dhe ndalimi i shtetasit Renald Canaj.
Gjithashtu Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të shtetasve A. Q., dhe D. M.
Po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY