Debati mbi Akademinë e Shkencave, Artan Fuga: Ja si më kërcënuan

Debati mbi Akademinë e Shkencave, Artan Fuga: Ja si më kërcënuan

131
0
Shares

kademiku Artan Fuga, përmes një statusi në FB shkruan se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale, pas publikimit të letrës që i kishte dërguar kreut të Akadamisë së Shkencave, e cila përmbante 8 pika kryesore.
Pak orë pas bërjes publike të letrës, Fuga, përmes statusit në “Facebook”, njofton se dikush e ka kërcënuar duke i shkruar: “pusho ose ik”.

Pseudonimsi anonims kërcënon: Pusho ose ik!

Pseudonimsat me dosje, sigurisht, pa kurajo qytetare se intelektualë nuk mund te jenë, u djeg fort bërja publike nga ana ime e faktit se në 4 shtator Akademia e Shkencave, detyrimet e mia ndaj së cilës janë respektuar deri në një, po shkon drejt zgjedhjeve të kryesisë :

– pa bërë bilancin e saj publikisht për mënyrën sesi ka drejtuar këto katër vite, raport të hapur për publikun dhe elitën universitare të vendit. Atje do të shihej se në cfarë ngërci institucional e funksional e kanë futur Akademinë e Shkencave, këtë të mirë publike që mund të ishte një xhevair në kurorën e kombit.

– zgjedhje pa debat sepse kanë ndaluar debatin para procesit të votimit.

– pa bërë transparencën e figurës të akademikut në lidhje me ish sigurimin e shtetit dhe policinë e fshehtë.

– pa e lejuar akademinë të paraqesi platformën e saj në mbështetje të përpjekjeve deri tani të sabotuara, reformim i kërkuar nga ana e ekzekutivit, pra për një reformim tërësor të Akademisë dhe të gjithë sistemit të kërkimit shkencor në vend.

– zgjedhje pa kandidatura rivale dhe konkurrenciale.

– me interpretime ligjore krejt subjektive dhe pa marrë konsulencën juridike nga ana e organeve të specializuara.

– pa rishikuar sipas parashikimit rregulloren e brendshme të Akademisë që të hapte rrugë dinamizimi.

– duke shkelur cdo praktikë dhe duke vendosur në poste administrative përtej moshës 68 vjeç që në asnjë universitet publik nuk lejohet.

– dhe gjithçka brenda një rrotacioni prej disa vitesh e më shumë se një dekadë ku kryetari bëhet nënkryetar dhe nënkryetari bëhet kryetar.

Dhe anonimsi, i cili mund të jetë kushdo, edhe një rruga, por kurrsesi një akademik, aktivizohet me shpifje qesharake si edhe me thirrjen : Ti që kërkon transformim në akademinë e shkencave largoju që andej! Mos fol në publik. Hesht! Ja kërkesa agresive: ose prano kalbëzimin, dhe merr atë honorar, ose ikkkkkk!

Ja:

Elda Mucollari Fuga mesa di une ju, si anetar i rregullt i akademise se shkencave prej 8 vitesh nuk keni marre kurre pjese (ose per te qene te sakte maksimumi 1-2 here) ne mbledhjet e asamblese se Akademise se.Shkencave. 1. Ky fakt, i nderuar, ju ben ju te humbisni cdo te drejte per te kerkuar, pretenduar apo sygjeruar, kjo per te qene korrekt me parimet etiko-morale te shoqerise. 2. Ceshtjet qe kane nevoje per diskutim, diskutohen ne asamble, ne sallen qendrore te akademise (salle qe sju ka pare kurre juve) dhe jo ne ndonje qorrsokak tinezar “facebook-u” ku shkruani ju. 3. Mesa une jam e informuar, nuk ka ndonje pengese ne ligj, per ate qe ju e quani “rrotacion kryetar-nenkryetar”. Eshte e drejta e kujtdo te zgjidhet dhe rizgjidhet (konform caqeve te caktuara ne ligj), po ku e njihni ju ligjin, po ku e dini ju qe ligji thjesht dhe ftohte zbatohet, ju thoni meqe une mendoj keshtu (mua me leverdis keshtu) edhe ligjin ta interpretojme keshtu. Futesh ne burg i dashur, kur ligjin e interpreton sipas logjikes tende, apo deshires tende. 4. Do ta merrja seriozishte kete shkrimin tuaj, nese ju do te kishit shprehur deshiren per te kandiduar ne ndonje nga postet drejtuese ne A.SH. dhe tju jete mohuar kjo e drejte. Atehere shkrimi juaj mund te merrte vlere. por jo, ska ndodhur asgje e tille, ju nuk keni guxim te shfaqni nje pretendim te tille. ju nuk keni kellqe te beni asgje pervecse te shkruani e-maile, letra, pacavure cepash gazetash. 5. Ahh per ta mbyllur Fuge, meqe te qenka renduar shume ndergjegjia me ate cka po shkon Akademia e Shkencave largohu me mire nga ai komunitet, hiq dore nga titulli Akademik( edhe de juro), keshtu cliron ndergjegjen tende dhe ndalon se qeni “qesharaku” mes akademikeve. Po si mund ta besh ti kete, ti shperblehesh prej akademise, cdo muaj, ne shumen prej 500 mije lekesh te vjetra, per te shfryre mllefin qe ke ndaj akademise, madje cdo gjeje qe frymon mbi kete bote. Se kam kuptuar kurre pse nuk refuzon ti marresh ato para mujore, te kesaj akademie qe sipas teje vegjoton ……… kjo eshte me e ndershmja “filozofi yne llomotites. Ahhhhhh Fuge aahhhhh boll i dashur u bere objekt talljeje per shqiptaret, se eshte turp mban akoma titullin e nderuar “Anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise”. Dhe per ta mbyllur shko voto ne daten 4 shtator dhe na bej ndonje selfie me pamje nga kutia e votimit. Beje njehere detyren per te cilen shperblehesh cdo muaj. pls mo e fshi komentim tim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY