PROMEMORIE/ Të përndjekurit politikë: Ndaloni Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi – Ndaloni...

PROMEMORIE/ Të përndjekurit politikë: Ndaloni Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi – Ndaloni rilindjen e komunizmit

209
0
Shares

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, me një promemorie ka kërkuar sot ndalimin e marrjes së drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, prej Gramoz Rucit.
Sipas kësaj shoqate, Gramoz Ruci është ministri i fundit i Brendshëm i Shqipërisë komuniste.
“Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë edhe pse ligji qe e konsideronte arratisjen si tradhti ndaj atdheut ishte shfuqizuar fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave)! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, ‘masakrën e 2 prillit’ në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur)”, thuhet midis të tjerave në deklaratën e të përndjekurve.
“Shpresojmë shumë që apeli ynë publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës, ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri”, thuhet më tej në Promemorien e Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë.

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Promemorie

Drejtuar.
Presidentit te Republikës SH. T. Z Ilir Meta
Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha
Kryetares se LSI znj. Monika Kryemadhi
Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë , veçantë atyre qe vijnë nga shtresa e antikomunistëve te përndjekur politikë : Isuf Çela, Dhurata Çupi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luk, Bardh Spahija, Aldo Bumçi, Oriola Pampuri, Fatbardha Kadiu, Enkeleid Alibeaj, Myslym Murrizi, Nada Meçorapaj.
Ambasadorit të SHBA ne Shqipëri z. Donald Lu
Ambasadores së BE ne Shqipëri znj. Roman Vlahutin,
Kreut te Prezencës së OSBE ne Shqipëri z. Bernd Borchardt

Të nderuar zonja e zotërinj!
Kryeministri Rama , njëherazi edhe kreu i PS, ka propozuar zyrtarisht Gramoz Ruçin për Kryetar të Kuvendit te Shqipërisë në Legjislaturën e ardhme parlamentare.
Jam i detyruar t’iu kujtoj se Gramoz Ruçi është Ministri i Fundit i Brendshëm i Diktaturës komuniste dhe një nga krerët e PPSH përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar: Ai ka qenë Sekretar i Parë Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës në vitin 1988, dhe në vitin 1990 dhe ka firmos ne ketë periudhe dhjetëra arrestime politike te kundërshtarëve m te regjimit komunist. Ai u emërua ne vitin 1990 ne fillim zv/ministër i Brendshëm, e me vonë Ministër i Brendshëm deri ne prill te vitit 1991. Si ne postin e zv/ministrit dhe atë të ministrit të Punëve të Brendshme mandati i tij u dallua nga akte të rënda të dhunës nga ana e regjimit komunist kundër civilëve. Urdhëroi dhe lejoi vrasjet e civilëve në kufijtë edhe pse ligji qe e konsideronte arratisjen si tradhti ndaj atdheut ishte shfuqizuar fshehjen e krimeve ( varrimin anonim të viktimave)! Gramoz Ruçi ka urdhëruar e firmosur masakrën e fundit të diktaturës komuniste në Shqipëri, “masakrën e 2 prillit” në Shkodër (4 të vdekur, 81 të plagosur).
Duke pasur parasysh këtë veprimtari te përndjekurit politikë te komizmit por edhe për shume shqiptare te tjerë është e pa pranueshme , kriminale dhe e turpshme zgjedhja ne postin nr. 2 te shtetit shqiptar e një personi, politikani e zyrtari me kaq rekorde kriminale sa Gramoz Ruçi.
Është turp e faqe e zezë një vend anëtar i NATO-s dhe anëtar në tentativë i BE-së të zgjedhe ne krye te parlamentit te konsideruar si tempulli i demokracisë se një vendi ish drejtuesin pjesës me kriminale te diktaturës komuniste Ministrisë se Brendshme , shefit te policisë se fshehte politike te saj, Sigurimit te Shtetit.
Ne antikomunistët e përndjekur politikë të diktaturës kemi kontestuar e kundërshtuar ne mënyre te vazhdueshme mos dënimin e krimeve te komunizmit dhe autoreve te tyre dhe mos dekomunstizimin e politikës , shtetit dhe shoqërisë shqiptare por rasti konkret është flagrant pasi behet fjalë jo për autorë te thjeshte te krimeve politike te komunizmit por për shefin e tyre ,ministrin e brendshëm. Ne kemi kërkuar, nga shteti ligjor e demokratik siç pretendon të jetë Shqipëria qe Ruçi dhe autoret e tjerë te krimeve komuniste te çohen ne Gjykatën për krime kundër njerëzimit e gjenocid, Rama e propozon për kryetar Kuvendi. Ky nuk është vetëm një turp, ky është një krim tjetër politik po aq i rënde sa kur ai vriste vajzat dhe djemtë ne kufijtë e vendit e ne protesta në sheshet e Shqipërisë .
I nderuar z. President !
Është ne nderin tuaj te përdorni te gjithë autoritetin tuaj si kreu i shtetit për te penguar zgjedhjen e ministrit te brendshëm te diktaturës komuniste nr 2 te shtetit që drejtoni. Ne mungesën tuaj atij do ti duhet ti lini komandën e forcave te armatosura, këshillin e sigurisë kombëtare dhe institucione te tjera me rëndësi jetike për vendin, lirinë dhe demokracinë qe pretendojmë se keni. Ju krenoheni publikisht se ishit pjese e lëvizjes antikomuniste te studenteve të dhjetorit dhe me sa dimë edhe jeni dekoruar për këtë. Mendoj se si ne edhe për ju qe u ngritët ne dhjetor 1990 kundër komunizmit duhet te jete e pa pranueshme zgjedhje ministrit te brendshëm te saj kohe Kryetar i Kuvendit te Shqipërisë. A nuk u ngritët ju kundër diktaturës krimeve te saje që kishin si autor kryesor Sigurimin e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme te drejtuar nga Gramoz Ruçi?
Z. President! Përdorni ju lutem te gjitha mundësitë tuja ligjore, politike e morale për te penguar kthimin ne postin nr. 2 te shtetit një person qe për ato qe ka bërë duhet te ishte jo ne parlament por ne bankën e te akuzuarve.
I nderuar z. Basha.
Ju krenoheni me ligjin e dekriminalizimit te cilin ia imponuat ne mandatin e shkuar Kuvendit te Shqipërisë. Mirëpo ligji juaj prek vetëm autorët e krimeve ordinere dhe jo autorët e krimeve te renda politike si këto kundër njerëzimit dhe gjenocidit te bëra nga drejtuesit e larte te diktaturës komuniste dhe veglave te tyre. Ne këto kushte ligji është i pa vlefshëm e i pa dobishëm për shqiptarët për faktin e thjeshtë se parlamenti politika e shteti ngelen serish te inkriminuara pasi ne krye te tij po kthehen përgjegjës autore të qindra krimeve politike, vrasje pa gjyqe e masakrimin e kundërshtareve politike te diktaturës. Ne se ju nuk ndaloni zgjedhjen ministrit të Sigurimit te Shtetit Ruçi ne krye te Kuvendit ligji juaj i dekriminalizimit nuk ka asnjë efekt politik, praktik e juridik pasi parlamenti , politik e shteti janë serish te inkriminuar. Ndalojeni me çdo mjet e mënyre të ndodhe kjo ne te kundërtën pozita juaj humbet për ne çdo kuptim.
E nderuar znj. Kryemadhi
Me gjithë afërsitë ideologjike me te PS-në dhe diferencat që mund te keni me ne në trajtimin e te kaluarës diktatoriale komuniste te vendit, ne besojmë se edhe ju duhet te jeni te shqetësuar për zgjedhjen ne krye te Kuvendit te Shqipërisë te ministrit te brendshëm te qeverise diktatoriale komuniste . Është ne nderin tuaj dhe ne te mirë te lirisë, demokracisë dhe interesit kombëtar qe kjo përpjekje kriminale për te venë ne krye te Kuvendit nje autor te drejtpërdrejtë te krimeve te renda gjenocid e krime kundër njerëzimit, te mos pranohet nga ju dhe sigurisht te pengohet me çdo mjet qe keni ne dispozicion. Shpresojmë shume te jemi ne një mendje për këtë e te kemi vullnetin tuaj politik për te qenë ne te njëjtën anë për ketë kërcenim të madh qe po ju kanoset shqiptareve.
Te nderuar deputet!
Ju drejtohemi ju qe pa dallim krahu e bindje politike besoni qe shqiptaret e meritojnë ende lirinë dhe demokracinë. Është tërësisht ne vullnetin dhe votën tuaj me mos miratoni një kthim kaq te madh mbrapa ne lumin e diktaturës komuniste te popullit e kombit tonë , Nga ky votim do te varet jo vetëm kjo përpjekje regresive e Ramës por edhe raporti juaj me lirinë , demokracinë e sidomos historinë . E thënë troç duke votuar kundër ju do te mund te ruani fytyrën , nderin e din dinjitetin nga nxirja përfundimtare e tyre
Te nderuar deputete te përndjekur politike!
Për ju ky është një moment i një rëndësie te veçantë pasi keni rastin te demonstroni publikisht qe jeni përfaqësuesit tanë te merituar gjenetikë e politikë. Jeni jo te detyruar por te dënuar te ndaloni krye-xhelatin komunist tuaj dhe familjeve tuja te behet nr 2 i shtetit shqiptar .Kjo nuk është detyre detyrë, ky është mision që Zoti ne emër te gjakut , sakrificave , vuajtjeve e të parëve ua ka caktuar juve . Nga përmbushja e këtij misioni varet e ardhmja juaj raporti juaj më ne antikomunistet e përndjekur politikë, me te gjallët dhe te vdekurit , sidomos martiret tanë. Ndalojeni ketë ne se nuk doni qe shpirtrat e tyre nga varret anonimë , për shkak se Ruçi e vrasësit nuk na i tregojnë , të na mallkojë ne jete te jetëve. Ndalojeni me çdo mjet, te ligjshëm e te pa ligjshëm, brenda asaj salle parlamenti, ne jashtë do te jemi te gjithë me ju. Ne se nuk e bëtë mos na dilni me kurrë përpara. Ne kemi punë posaçërisht me ju!
Shkëlqesi Ambasadorë!
Kjo qe po ndodh mund të mos ketë vëmendjen tuaj ne te njëjtën masë me ne viktimat e krimeve te komunizmit por nuk justifikon asnjë qëndrim indiferent e për më tepër mbështes nga ana juaj. Ne emër të vlerave te vendeve e institucioneve qe përfaqësoni ushtroni gjithë influencën e presionin e mundshëm që një vrasës te mos zgjidhet ne krye te parlamentit . Ky veprim përveç padrejtësisë dhe imoralitetit qe mbarat është edhe një provokim i madh pe qindra mijëra viktima te terrorit komunist ne Shqipëri dhe familjaret e tyre. Ju lutem mos e vleftësoni , mos e toleroni e mos bashkëpunoni në këtë tentative te turpshme e kriminale te Edi Ramës . Shqipëria , te nderuar Shkëlqesi, është ne lufte civile pasi lumi i gjakut te shqiptareve te pafajshëm i derdhur nga Ruçi me shokë ende nuk është tharë . Mos lejoni qe kjo luftë te nxehet , të shpërtheje me këtë shkrepëse qe po ndez me ligësinë e tij diabolike Edi Rama.
Te nderuar zotërinj!
Shpresojmë shumë që apeli ynë publik ne emër te qindra mijëra antikomunisteve te përndjekur politike te hap veshët, sytë e sidomos mendjet tuja për te reaguar sa s’është vone ndaj këtij provokimi te turpshëm e kriminal të ish komunistëve Edi Ramës, ndaj kësaj përpjekje te hapur për rilindjen e komunizmit ne Shqipëri. Ne nuk mund te heshtim e për me tepër ta lejomë qe kjo të ndodhë . Shpresoj shume qe ju dhe shqiptaret e tjerë normale te bashkohen me ne për të ndaluar këtë turp e faqe te zeze për kombin, popullin e shtetin tonë qe justifikon çdo distancë përçmim te kombeve te qytetëruar ndaj nesh. Ne kemi shume probleme me komunizmin dhe trashëgiminë e tij por ky moment ku rikthimi i përgjegjësve te drejtpërdrejtë te krimeve politike te komunizmit ne krye te shtetit, po behet realitet është i pranueshëm dhe ja vlen te ndalohet me çdo mjet e çmim.
Shpresoj në mirëkuptimin dhe reagimin tuja ne anën e duhur!

Me respekt
Kryetari
Nebil Çika
Tiranë më 27. 08. 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY