Ministrat e rinj nuk do i dorëzojnë mandatet e deputetit, zhgënjehet kandidatët...

Ministrat e rinj nuk do i dorëzojnë mandatet e deputetit, zhgënjehet kandidatët poshtë vijës së kuqe

127
0
Shares

Ndryshe nga 4 vjet më parë, në mandatin e dytë Rama nuk do t’i kërkojë ministrave të rinj të mos mbajnë mandatin e deputetëve.
Burimet nga selia roze thonë për “News 24” dhe se një procedurë e tillë nuk është në parashikimet e kryeministrit Rama.
Kjo shuan shpresat e disa emrave të njohur socialistë, që mbetën poshtë ‘vijës së kuqe’ në zgjedhjet e 25 qershorit. Kështu nuk do të mund të hyjë dot në parlament ish-ministrja Milena Harito, kreu i FRESH Eljo Hysko, apo edhe deputeti i dyzuar mes LSI e PS Spartak Braho, që dje ishte i pranishëm në asamblenë e PS-së.
Procedura e lëshimit të mandatit 4 vite më parë u përdor për të futur në listë emra socialistësh, që nuk kapën dot pragun e votave, kur në mes ishte edhe LSI.
Por këtë radhe, gjërat janë ndryshe. Rama e ka vetë timonin, dhe në qeveri e parlament, mesa duket ka njerëzit që i duhen, çka e bën të panevojshëm zëvendësimin e tyre në Kuvend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY