FOTO LAJM/ Zbulohet “strofkulla” në Llogara, ja për sa ditë do qëndrojë...

FOTO LAJM/ Zbulohet “strofkulla” në Llogara, ja për sa ditë do qëndrojë “ngujuar” Rama me ministrat e rinj

144
0
Shares

Edi Rama nuk i ndahet Vlorës, por këtë herë, ka shkuar pak më tutje se qyteti. Neë Llogara shefi i qeverisë ka mbledhur ministrat e kabinetit “Rama 2”, në një takim informal .
Mbledhja e cila do të vazhdojë për dy ditë, do të mbahet “te sorkadhja”, një prej restoranteve të kësaj zone.
Në fokus do të jetë finalizimi i punës për programin e qeverisë, draft-planin e ministrive që do t’i paraqiten grupit në mbledhjet e para. Po ashtu, me kryetarin e asamblesë dhe të grupit parlamentar do të finalizohen propozimet për ekipin drejtues të grupit dhe të komisioneve parlamentare.
Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së dje konfirmoi atë çka u përfol më herët. Tashmë qeveria do të ketë një kabinet më të vogël, duke shkrirë kështu disa ministri.
“Struktura e re e qeverisë do ndryshojë. Defektet e mandatit të parë, por edhe sfidave të këtij mandati çojnë që na duhet një qeveri më e vogël dhe më bashkëvepruese”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY