FOTO GALERI/ Mediat britanike: Ja ku do të përdoreshin armët e bllokuara...

FOTO GALERI/ Mediat britanike: Ja ku do të përdoreshin armët e bllokuara në Rinas

137
0
Shares

Armët e bllokuara në Rinas do të përdoreshin për një sulm terrorist, ose nga krimi i organizuar, shkruajnë mediat britanike, pas bllokimit në aeroportin ndërkombëtar shqiptar të një pako postale me armë, që kishin për destinacion Londrën.
“Pasi komplotit që dështoi për të dërguar armë në Britani me postë, Policia shqiptare dyshon se ato do përdoreshin për sulme terrorist ose krim të organizuar”, shkruan “Daily Mail”.
Sipas të njëjtës media, Saimir Cullhaj, i arrestuari, e kishte marrë urdhrin për të dërguar armët në Londër vetëm tre ditë më parë.
Stafi i sigurisë i zbuloi armët në ngarkesën që po bëhej gati të nisej nga aeroporti i Tiranës. Armët ishin mbështjellë me peshqirë dhe celofan brenda një kutie postare DHL që përmbante edhe rroba dhe letra.
Policia shqiptare e kishte shtuar vigjilencën pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë.
Zyrtarët nuk kanë lëshuar adresën e synuar të shpërndarjes, por thanë se kanë njoftuar homologët e tyre në Mbretërinë e Bashkuar.
Saimir Cullhaj, 32 vjeç, që u arrestua në Shqipëri pas konfiskimit të armëve, thuhet se kishte marrë
Zëdhënësi i DHL nuk iu përgjigj kërkesës për ta komentuar ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY