Domi debat me prokurorin për pistoletën dhe “Audi”-n e blinduar: Na bëri...

Domi debat me prokurorin për pistoletën dhe “Audi”-n e blinduar: Na bëri sikur çfarë jam

336
0
Shares

Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e Prokurorisë për të lënë në “arrest në burg” Roland Domin, i prangosur pak ditë më parë nga operacioni policor i koduar “Revolverët”. E njëjta masë sigurie u caktua edhe për të arrestuarin tjetër në të njëjtin operacion, Almir Ismaili.
Ata do të hetohen në këtë masë sigurie për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”, pas dyshimeve se janë pronarët e dy armëve të gjetura nga policia pak metër larg tyre, më 25 gusht 2017.
Sipas Prokurorisë, armët janë hedhur nga ana e dy të dyshuarve, në momentin që kanë konstatuar punonjësit e policisë pranë tyre.
Gjatë seancës gjyqësore, Domi, person i njohur nga policia për precedentë të mëparshëm penale, mbajti qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Burime pranë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, pohuan se ai ka mohuar të ketë lidhje me armët e gjetura nga policia.
Po ashtu, ai ka debatuar me përfaqësuesin e Prokurorisë, pasi ky i fundit ka përmendur në seancë se Domi lëvizte me një automjet “Audi” A8 të blinduar dhe se kishte precedentë të mëparshëm penale.
“Prokurori na bëri sikur çfarë jam. Jam një njeri që shoh punën time”, mësohet të jetë shprehur Domi.
Mbrojtësi ligjor i Domit, avokati Arges Xhepa, i ka kërkuar Gjykatës një masë më të butë sigurie, duke pretenduar edhe probleme shëndetësore të klientit të tij. Në vitin 2008 Roland Domi i mbijetoi një atentati me armë ndaj tij.
Katër vjet më vonë ai u procedua për akuzën e “pengmarrjes”, për të cilën fitoi pafajësi në gjykim. Ndërsa në vitin 2012 ai u arrestua, teksa kishte me vete një armë pa leje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY