Skema e re që mundëson barazimin e pensionit në fshat me atë...

Skema e re që mundëson barazimin e pensionit në fshat me atë në qytet

234
0
Shares

Prej 2015-s nuk ka më pension tavan. Skema e re që po aplikohet e ka fshirë këtë koncept, duke e lidhur masën e pensionit me kontributet e derdhura. Në varësi të saj, sa më shumë të kontribuojë një qytetar, aq më e lartë do të jetë edhe masa e përfitimit. Në maj të këtij viti, Qeveria miratoi edhe vendimin për rritjen e pagës minimale me 9%, përkatësisht nga 22 mijë është bërë 24 mijë lekë në mua. Po me 9% kanë shënuar rritje edhe vlerat përkatëse të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, për të gjitha kategoritë e punonjësve si për: të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe punonjësit e papaguar të familjes, me të cilët ata punojnë e bashkëjetojnë ligjërisht, të vetëpunësuarit në veprimtari si shitës ambulantë, personat që punojnë si punëtorë shtëpie, punonjësit e fasonerive etj. Në nivelin e pagës minimale, shuma e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore do të jetë 6.696 lekë në muaj. Ndërsa për të vetëpunësuarit 7.150 lekë çdo muaj. Kjo rritje është reflektuar edhe në faturën vjetore që të vetëpunë- suarit në fshat detyrohen të paguajnë për efekt pensioni. Kështu, të vetëpunësuarit në fshat do të paguajnë më tepër sigurime shoqërore për efekt pensioni, përkatësisht nga 38.400 lekë në vit që kanë paguar deri më tani, do të paguajnë 42.168 lekë.

KONTRIBUTET

Por sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka një diferencim mes pagesave vjetore që kryhen nga të vetëpunësuarit në fshat, në raport me ata që jetojnë në qytet. Në këtë mënyrë, të vetëpunësuarit në fshat nuk paguajnë njësoj kontribute, në raport me të vetëpunësuarit në qytet. Ky “lëshim” është bërë me qëllim përfshirjen e sa më shumë fermerëve në skemën e sigurimeve shoqërore. Pavarësisht këtij favorizimi, përfitimet për të vetëpunësuarin në bujqësi dhe për të vetëpunësuarin në qytet trajtohen në mënyrë të barabartë nga ligji i siguriPrej 2015-s nuk ka më pension tavan. Skema e re që po aplikohet e ka fshirë këtë koncept, duke e lidhur masën e pensionit me kontributet e derdhura. meve shoqërore, sepse diferencën e kontributeve të tyre e paguan buxheti i shtetit dhe për këtë arsye, kundrejt së njëjtës periudhë sigurimi si i vetëpunësuari në qytet, ashtu dhe i vetëpunësuar në bujqësi, me plotësimin e moshës, do të marrin të njëjtën masë pensioni. Me periudha sigurimi, në zonat rurale, do të kuptojmë “vjetërsinë në punë” që fermerët e kanë blerë nëpërmjet pagesave të detyrueshme të kontributeve të sigurimeve shoqërore, për të përfituar nga ligji i sigurimeve shoqërore. Dhe sa më shumë periudha sigurimi, të njohura “vjetërsi në punë” apo si vite pune, të siguruara nëpërmjet pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, aq më i lartë pensioni. Bazuar në ligjin e 1993, fermerët që kanë bërë pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore, për t’u siguruar të vetëpunësuar në bujqësi, përfitojnë pension shteti dhe jo pension fshati.

SHEMBULL

Një fermer i siguruar nga 1 tetor 1993 dhe deri më 31 dhjetor 2016, gjithsej 23 vjet e 3 muaj, që ka plotësuar moshën e pensionit më datë 31 dhjetor 2016, do të përfitojë pension qyteti dhe nga llogaritjet e bëra rezulton një pension mujor qyteti në masën 9.700 lekë, pa përfshirë këtu periudhat e vjetërsisë në punë që mund të ketë personi para datës 1 tetor 1993. Edhe një i vetëpunë- suar në qytet, për 23 vjet e 3 muaj periudhë sigurimi dhe me plotësimin e moshës për pension, më datë 31 dhjetor 2016, do t’i bëhet e njëjta llogaritje dhe do të përfitojë të njëjtën masë pensioni, pra 9,700 lekë në muaj, kësaj shume i shtohet edhe pensioni social në vlerën e 7 mijë lekëve. Në këtë mënyrë përfitimi mujor shkon 16.700 lekë në muaj.

MUNGESA E VITEVE

Të vetëpunësuarit në bujqësi, të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kushtin minimal të periudhës së sigurimit, për të përfituar pension mund të kryejnë pagesa kontributesh edhe pas plotësimit të moshës për pension, por me kusht që ato t’u korrespondojnë periudhave para plotë- simit të moshës për pension dhe për këto periudha do të paguhet sipas masës së kontributit të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, për vitin kur kryhet pagesa. Sipas ISSH-së, fermerët duhet të tregohen të kujdesshëm. Për pagesat e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve dhe shëndetësore, për vitin koherent apo edhe për periudha të mëparshme, ata duhet t’i drejtohen inspektorit të Sigurimeve Shoqërore të zonës dhe në asnjë rast nuk duhet të kryejnë pagesa kontributesh pa u pajisur me urdhër-veprimin, i cili plotë- sohet dhe lëshohet nga ky inspektor. Me kryerjen e pagesës, fermeri i vetëpunësuar në bujqësi duhet ta ruajë dokumentin e pagesës për vete dhe fotokopjen duhet t’ia paraqesë inspektorit të Sigurimeve Shoqërore të zonës, që i ka lëshuar urdhër-veprimin. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me të gjithë punonjësit e kontributeve dhe veçanërisht inspektorët e Sigurimit të të Vetëpunësuarve në Bujqësi, e kanë për detyrë të informojnë dhe të njoftojnë individualisht çdo fermer që ai sigurohet si i vetëpunësuar në bujqësi. Realizimi i kësaj detyre ka si qëllim kryesor që fermerët të përfitojnë nga pagesat e favorizuara të kontributeve dhe, pas daljes së tyre në pension, të përfitojnë një pension më të lartë./panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY