Deputetja demokrate Dhurata Çupi, ka ironizuar qeverinë e re ‘Rama 2’, duke theksuar se këta ‘yje’ do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit dhe diktatori Hoxha duhet të rrijë i qetë.
Sipas saj Rama me kabinetin e ri qeveritar do ta telendisë Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme.
Statusi i deputetes Dhurata Çupi
Fli i qetë shoku Enver . Bijtë e tu i ke në krye te vendit për ta mjeruar me shumë.
Qeveria e re në këmbët e vjetra e madje ka edhe aq të vjetra sa kthehemi te “krenaria” e regjimit komunist.
Edi Rama konfirmon ministrat që me “punën” e tyre telendisën Shqipërinë e shqiptarët katër vitet e fundit.
Këta “yje” do të vazhdojnë të shkëlqejnë për rrënimin e vendit duke e vjedhur e duke përvetësuar pasurinë e shqiptarëve. Ne do të jemi aty përballë e në këmbë për të mos e lejuar këtë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/