Johanes Hahn flet nga Durrësi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE? – Krijoni...

Johanes Hahn flet nga Durrësi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE? – Krijoni një herë “Jugosllavinë e re”

132
0
Shares

Pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, komisioneri Johanes Hahn pohoi se ende nuk ka një datë të caktuar se kur do të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ndonëse ai nuk foli për data, Hahn u shpreh se është optimist që Shqipëria do të anëtarësohet në BE.
“Sot ne diskutuam si të zbatojmë planet e përbashkëta ekonomike sepse zbatimi. Sot ky takim informal tregoi se ka një rritje të vëmendjes së krerëve dhe qeverive për procesin e Berlinit dhe unë e vlerësoj.
Nuk jemi xheloz si komision europian përkundrazi jemi na pëlqen që ka iniciativa dhe ne e mbështesim. Kjo ndihmon vendet dhe qytetarët për një jetë më të mirë. Kjo kërkon reforma në drejtësi por ndonjëherë qytetarët tregohen nervoz se kur do përfundojnë gjithë këto reforma, por këto janë të mira për gjithë qytetarët ndryshe nga premtimet, por interesi ynë është që të gjithë këto vende të integrohen në BE.
Çdo gjë bëhet në interes të qytetarëve, prandaj ne po fokusohemi tek zona ekonomike rajonale. Tregtia mes vendeve nuk është rritur dhe mund të themi se ka shumë potencial, por duhet investuar dhe ka një marrëveshje për të emëruar koordinator rajonalë.
Në çdo zyrë duhet të ketë koordinues për marrëveshjet ekonomike dhe ne po bëjnë ç’të mundemi për të bërë që këto marrëveshje të zbatohen. Rezultatet e zgjedhjeve ishin një vendim i qartë politik dhe votuesit e kanë thënë qartë vendimin e tyre. Do të ishte jorealiste që dikush mund të marrë një vendim për një azil në Europe.
Ju lutem mos e bëni është e pamundur për ju. Çdo njeri që kërkon azil i bën keq edhe vendit të tij. Edhe lufta kundër kultivimit të drogës ka pasur një progres. Shikoj progres por duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të hedhur një hap.
E nëse doni që do të ketë progres për anëtarësimin në Be, do të jetë zgjuarsia politike që sjell vendimin e duhur. Është cilësia dhe jo shpejtësi dhe ne do të përpiqemi që të kemi një mbështetje nga të gjithë vendet e BE dhe nuk mund të flas për një datë të caktuar dhe ekipi ynë po mundohet për të çuar përpara integrimin.
Ne kemi investuar shumë dhe rezultati do të jetë një anëtarësim në BE”, u shpreh Hahn.
Më herët nga tryeza e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor sot në Durrës, komisioneri Johanes Hahn dha një mesazh të qartë lidhur me integrimin në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në takimin joformal ai theksoi se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike. Kjo zonë ekonomike në fakt është krijimi i një ‘Jugosllavie të re’ ku do të bëjë pjesë edhe Shqipëria.
Hahn pohoi qartë se integrimi nuk është më një alternativë për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.
Përveç të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama, në këtë tryezë marrin pjesë edhe homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY