FOTO GALERI/ Ja si u fshehën tre kallashnikovë në pakot postare për...

FOTO GALERI/ Ja si u fshehën tre kallashnikovë në pakot postare për t’u dërguar në Londër

129
0
Shares

Policia e Shtetit ka zbardhur rastin e trafikut ndërkombëtar të armëve të mbetur në tentativë. Fotot që shikoni më poshtë janë pakot postare të kapura dje në aeroportin e Rinasit, brenda të cilave ishin fshehur tre kallashnikovë të ndarë në 3 pjesë.
Pakot kishin si destinacionin Britaninë e Madhe, thotë policia. Për këtë rast të mbetur në tentativë, brenda 24 orëve u arrestua Saimir Çullhaj 32 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për “Trafikim të narkotikëve”. Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij me iniciale N. F., 47 vjeç.
Policia e Shtetit sqaron se dy të dyshuarit më 23 gusht rreth orës 18:00 kanë bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjencive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Policia ka shpërndarë edhe fotot e pakove, brenda të cilave janë konstatuar tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY