Prej shtatë muaj procesi për plotësimin e mangësive me gjyqtarë në Kushtetuese ka ngecur, duke sjellë për pasojë një situatë të paprecedent në këtë gjykatë. Mos realizimi i procesit të Vetting-ut dhe mos funksionimi i këshillit të emërimeve në drejtësi kanë bllokuar përzgjedhjen e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese e cila sot funksionon me 6 anëtarë dhe pse duhet të ishte me 9.
Kur kanë kaluar 7 muaj nga nisja e procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve në garë për tu bërë anëtarë të Kushtetueses procesi ka ngecur dhe askush nuk di të thotë si nga vetë gjyqtarët apo Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese se çfarë po ndodh?
Më 16 janar 2017, Gjykata Kushtetuese njoftonte Gjykatën e Lartë se duhet të niste procedurën për të përzgjedhur zëvendësuesin e gjyqtares Vitore Tusha të cilës i mbaronte mandati.
Gjykata e Lartë nisi procedurat dhe në shkurt 2017 nga garuesit për këtë post u paraqiten tre kërkesa mes tyre, dy gjyqtarë të lartë dhe një nga krimet e rënda. Medi Bici gjyqtar i lartë, Ardian Dvorani gjyqtar i lartë me mandate të përfunduar prej 3 vitesh në këtë gjykatë, Luan Hasneziri gjyqtar i Krimeve të Rënda. E ndërsa pritet që këta gjyqtarë të përzgjidhen për të plotësuar vakuumin në Kushtetuese, vetë këshilli emërimeve në drejtësi nuk ka nisur funksionimin pasi 2 nga nëntë anëtarët e KED janë tërhequr.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/