Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte i dënuar me 8 vite burg për drogë.
Njoftimi i policisë:
Në datë 26.08.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë ndalimi i Dorian Shehut, 26 vjeç, banues në Memaliaj. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi prokuroria ka lëshuar urdhrin e datës 24.03.2014, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 21-2013-1025/129, datë 11.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i cili është lënë në fuqi me vendimin numër 37 datë 27 shkurt 2014 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për Dorian Shehu, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vite burg, për akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/