EMRI/ I dënuar për falsifikim dokumentesh, arrestohet në Qafë Thanë

EMRI/ I dënuar për falsifikim dokumentesh, arrestohet në Qafë Thanë

145
0
Shares

Një person ka rënë në prangat e policisë. Bëhet fjalë për 54 vjeçarin Lilian Kaziu, i cili është i dënuar me 4 vite burg për veprat penale: “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
Lilian Kaziu, 54 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim penal nr 1174 datë 15.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite burg për veprat penale të lartpërmendura, të parashikuara nga nenet 141/a/1 dhe 186 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY